Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALENDÁR,~I m. sh.~Ë, ~ËT 1. Sistem i ndarjes së kohës (në vite, në muaj e në ditë) sipas ndryshimeve periodike të klimës dhe të natyrës. Kalendar i ri (i vjetër). Kalendar diellor (hënor).
2. Fletë a disa fletë, ku afishohen ditët e muajt etj. Kalendar muri. Shfletoj kalendarin.
3. Ndarje e kohës sipas punëve që bëhen gjatë muajit, vitit etj.; renditje kronologjike e ngjarjeve a e festave kryesore gjatë një viti. Kalendari vjetor (i bujqësisë, i ndeshjeve, i gjuetisë). Kalendari i festave. Kalendari i punëve.
SHFLET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Kthej një nga një fletët e një libri, të një reviste, të një fletoreje, të një dosjeje etj. E shfletoi me kujdes librin e ri. Shfletoj literaturën. Shfletoj shkresat. Shfletoj ditarin. E shfletoi kumtesën edhe një herë.
2. I hedh një sy të shpejtë një reviste, një libri, një artikulli, një kumtese etj., duke i kthyer fletët një nga një, duke lexuar ndonjë fragment. Shfletoj shpejt e shpejt shënimet para provimit. Shfletoj shtypin e ditës.
3. kompj. Kërkoj informacion në skedarët e kompjuterit ose në internet, lundroj në internet. Shfletoj për të marrë informacion për sëmundjen. Shfletoj në një faqe ueb. Shfletoi dhe gjeti faqen e saj në internet.
✱Sin.: shfletos, shpalos, shqyrtoj, shikoj, lundroj.
SHPALÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Hap e shtrij një gjë që ka qenë e palosur a një gjë me pala (një rrobë, një letër etj.); kund. palos. Shpalos flamurin. Shpalos hartën. Shpalos një letër. I palosi e i shpalosi rrobat (ndërresat, petkat).
2. Shfletoj. Shpalos albumin (një libër).
3. fig. Paraqit, parashtroj diçka dalëngadalë a pjesë-pjesë, shtjelloj. Shpalosi mendimet. Shpalos kujtimet e fëmijërisë. U shpalosi zemrën shokëve.
♦Shpalosi (ngriti) *flamurin (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë