Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfarosës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASGJËSUES

ASGJËSÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shkatërron plotësisht, ai që shfaros. Asgjësues i fuqishëm. Goditja e asgjësuesit.
2. Lëndë, armë, mjet, që mundasgjësojë a të shkatërrojë. Asgjësues efikas.
Sin.: zhdukës, shuarës, shfarosës, shkatërrues, zhbërës, shpërbërës, eliminues, vdekjeprurës, vdekjesjellës.

MASAKRUES

MASAKRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ther a gjymton rëndë dikë, vrasës, shfarosës, kriminel. Ndal dorën e masakruesit. Shoh plumbat e masakruesve. Tregon pashpirtësinë e vetë masakruesve.
2. Ai që shkatërron diçka, shkatërrues. Masakruesit e universitetit.
Sin.: vrasës, shfarosës, shkatërrues.

PRISHËS

PRÍSHËS,~E mb. 1.prish një ndërtesë, një mur etj., për të ndërtuar diçka të re.
2. Dëmtues i madh, shkatërrues i diçkajengritur me mund e me djersë, shkatërrues; shfarosës, dëmtues.
3. Qetësiprishës, rregullprishës.
4.prish një marrëveshje, një kontratë etj., kontratëprishës, marrëveshjeprishës.
5.është tepër dorëlëshuar, shkapërderdhës. Njeri prishës. Nuk ishte prishës.
Sin.: shkatërrues, dorëlëshuar, shfarosës, plëngprishës, shkallmues, dëmtues, shqetësues, shkelës, shkapërderdhës, shkapërdar, rregullprishës, qetësiprishës, kontratëprishës, marrëveshjeprishës.

SHFAROSËS

SHFARÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shfaros; mjet, ilaç etj. që shërben për të shfarosur a shuar. Shfarosës njerëzor. Shfarosësi i insekteve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.