Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QETHI vep., ~A, ~UR kal.,bised. 1. Pres flokët e dikujt ose leshin e bagëtive me gërshërë a me makinë; pres a shkurtoj pushin e sixhadesë, të stofit etj.; pres majat e një bime, barin; krasit; qesat. I qethi flokët. Qeth me gërshërë (me makinë). Qethën dhentë. Qeth sixhadetë. Qeth shkurret. Qeth barin. I qethën shpenzimet. E qethi kokën zero i preu flokët deri në rrëzë. Ia qethën artikullin.
2. fig., bised. I heq disa pjesë një shkrimi; shkurtoj; shfaros në masë, kosit. I qethën shpenzimet. Ia qethën artikullin. I qethi armiqtë. Mitralozi qethte pa pushim.
3. fig., bised. E vjedh a e zhvat dikë pa e ndier, ia marr dikujt të hollat me mënyra të ndryshme; rrjep. E qethën mirë (paq).
✱Sin.: zvogëloj, cungoj, shfaroj, faros, harr, tëharr, rrëmbej, grabit.
SHFARÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Ia shuaj farën, e zhduk krejt, e asgjësoj; shfaroj. Shfaros armikun. Shfaros mushkonjat. Shfaros minjtë. Shfaros jetën në një planet.
2. fig. Shkul nga rrënjët një fenomen, mendim a diçka të keqe; çrrënjos. Shfaros të keqen. I shfarosi kujtimet e hidhura.
✱Sin.: shfaroj, çrrënjos, asgjësoj, faroj, faros, përfaroj, zhbëj, zhbij, zhduk, shuaj, fshij, kërdis, pres, përfshij, masakroj, gjymtis, shuaj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë