Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHFARÍM,~I m. zakon. nj. 1. Veprimi kur zhdukim diçka, pasojat që sjell kjo zhdukje; shfarosje. Shfarim tërësor (i pjesshëm). Shfarimi i popullsisë. Ai lloj ishte drejt shfarimit. Shfarim fizik.
2. Gjendja kur diçka është zhdukur. Mbijetuan deri në shfarim.
✱Sin.: shfarosje, zhdukje, zhbërje, shuarje, asgjësim.
SHFARÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur zhdukim përfundimisht diçka; asgjësim, shfarim. Shfarosje fizike. Shfarosje e plotë. Përse ndodhi ajo shfarosje? Shfarosja e një qytetërimi të lashtë. Shfarosja e peshqve. Armët e shfarosjes në masë. Kamp shfarosjeje kamp përqendrimi i ngritur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore për asgjësimin në masë të kundërshtarëve dhe të disa grupeve etnike.
2. Gjendja kur dikush a diçka është zhdukur përfundimisht. Lexoi për situatën alarmante të shfarosjes së asaj bimësie.
3. drejt. Vepër penale kundër së drejtës ndërkombëtare, veprime të cilat ndërmerren me qëllim shkaktimin e atyre kushteve jetësore të cilat do të kenë si pasojë zhdukjen e një pjese të popullsisë. Shfarosje etnike.
✱Sin.: asgjësim, përfarim, shfarim, zhbërje, zhdukje, shuarje, plojë, gjakderdhje, shkatërrim, kërdi, masakër, kasaphanë, mizori.
SHFÉRRJ/E,~A f. sh. ~, ~ET Veprimi kur zhdukim dikë a diçka përgjithmonë, shfarosje. Shferrja e popullsisë vendase. Shferrja e gjallesave. Shferrje masive. Shferrja e atij lloj dreri nuk kishte më kthim pas.
✱Sin.: asgjësim, përfarim, shfarim, zhbërje, zhdukje, shuarje, masakrim, plojë, gjakderdhje, shkatërrim, kërdi, masakër, kasaphanë, mizori.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë