Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shfajësuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JUSTIFIKUAR
LARË

LÁRË (i, e) mb. 1.është pastruar me ujë, me ujë e me sapun a me diçka tjetër duke u fërkuar; që është futur në ujë a në një lëng tjetër dhe është fërkuar për t’iu hequr pluhuri, balta, njollat etj., që i janë hequr papastërtitë me ujë a me diçka tjetër; kund. palarë (i, e). Me duarlara. Me fytyrëlarë. Rroba (çorape) të lara. Shami e larë. Lesh i larë. Me dhëmbëlarë. Enë (pjata) të lara. Xham i larë. Dysheme e larë. Kripë e larë.
2. është përpunuar me lëndë kimike për t’u bërë i pandjeshëm ndaj dritës dhe për t’u bërë e dukshme ajoështë fotografuar. Film i larë.
3. është veshur me lëngun e një metaliçmuar, zakonisht me ujë floriri; i praruar; që është lyer me bojë a me një lëndë tjetërshndritshme. Armëlara. Shpatë (kordhë) e larë. Filxhan i larë.
4. Që i është hequr ndryshku duke e fërkuar, që është fshirë e pastruar sa shkëlqen, i shkëlqyer; i kallajisur. Thikë e larë. Tepsi (kusi) e larë.
5. bised. Që i janë hequr gjërat e huaja e të panevojshme, të cilat e prishin a e dëmtojnë (për barishtet, dheun, baltën, papastërtitë e mbledhura, kashtën, gëzhutat etj.); i gërryer, i pastruar, i qëruar. Hendek (pus) i larë. Tokë e larë (nga shiu).
6. bised. është bërë i sheshtë e i lëmuar duke u gdhendur a duke u zdrukthuar, i qëruar. Dërrasë e larë. Shkop i larë. Tra i larë. Qereste e larë.
7. bised. edhe fig. Që i është kthyer dikujt një borxh; që i është kthyer dikujt e mira me të mirë a e keqja me të keqe; i paguar; i shlyer. Borxh i larë. Dëm i larë. Gabim (faj) i larë.
8. fig. Që ka dalë pa faj, i pafajshëm, i papërlyer. E ka ndërgjegjenlarë. Doli i larë.
9. është pa re, i pastër, i kthjellët, i qëruar. Qiell i larë. Kohë e larë.
Sin.: i pastruar, i zbardhur, i zhvilluar, i praruar, i kallajisur, i zdrukthuar, i lëmuar, i paguar, i shlyer, i pafajshëm, i papërlyer, i papërzier, dorëjashtë, duarlarë, i kthjellët, i shkëlqyer.
Me *ballëlarë. Dola i larë nuk kam faj për diçka, nuk kam qenë i përzier në një punëkeqe, jam i pastër; jam i shfajësuar. E kam ballinlarë jam i pafajshëm e krenar, nuk kam bërë asnjë faj e jam ballëlarë; nuk kam asnjë njollë, jam i pastër; e kam ballinhapur; e kam faqenlarë. E kam faqenlarë jam i ndershëm, e kam ndërgjegjenpastër, nuk jam përlyer në një punëkeqe; nuk jam fajtor; e kam ballinlarë. I larë në *flori. *Lugë e larë.

NDËNJYER

NDËNJÝER (i, e) mb., krahin. është falur, i falur, i shfajësuar.

PËRLIGJUAR
SHFAJËSOHEM

SHFAJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përpiqemprovoj se nuk kam faj, jap shpjegime për një veprim a për një qëndrimquhet i gabuar; e shkarkoj veten nga faji duke arsyetuar; kund. fajësohem. Shfajësohem përpara dikujt. Përpiqej (kërkonte) të shfajësohej. E tha si për t’u shfajësuar.
2. pës. e SHFAJËSÓJ. U shfajësua nga trupi gjykues. Shfajësohem nga gjyqtari.
Sin.: shkarkohem, lirohem, lahem, çlirohem, justifikohem.

SHKARKUAR
VAJ

VAJ,~II m. 1. Lëng i trashë viskoz i yndyrshëm, më i lehtë se uji, në ngjyrëndryshme, që nxirret prej farave a kokrravedisa bimëve vajore (si luledielli, ulliri, kikiriku etj.), prej mishitdisa kafshëve (peshku etj.) ose nga përpunimi i disa mineraleve e i naftës, që përdoret për gatim, në industri, në mjekësi etj. Vaj i pastër (i kulluar). Vaj i mirë vaj ulliri. Vaj i djegur (tek.) vaj makinash i përpunuar. Vaj i trashë (bised.) vaj recini. Vaj flokësh. Vaj plazhi. Bojë vaji bojë e shkrirë në një lëngtillë. Fabrikë (mulli) vaji. Ngjyrë vaji. Fërgoj (skuq) me vaj.
2. Pjesa e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme vajrash. Vaj bimor lloj vaji me ngjyrëerrët, në të cilin mbizotërojnë acidet e pangopura yndyrore, që përgatitet me shtrydhje ose ekstraktim nga farat e bimëve vajore (lulediellit, misrit, lirit, kikirikut), si edhe nga ulliri, nga arrat etj. Vaj i rafinuar lloj vaji i pastruar nga mbeturinat e lëndëvehuaja dhe me veti të përmirësuara (në ngjyrë, në shije, në erë). Vaj kikiriku (lat. Olio d’arechide) lloj vaji me ngjyrëverdhë në të kuqërreme dhe me shije karakteristike, që përftohet me ekstraktim me tretës nga kokrrat e copëtuara të pemës së kikirikut. Vaj luledielli (lat. olio di girasole) lloj vajiprodhohet nga farat e lulediellit (Helianthus annuus), është shumë i njohur dhe përdoret gjerësisht për gatim dhe për të bërë vajra për përdorime kozmetike dhe mjekësore. Vaji misri (lat. olio di granoturco; Olea mais) lloj vaji vegjetal i nxjerrë nga farat e misrit, përdoret gjerësishtgatim dhe gjithashtuindustrinë kozmetike dhe atë farmaceutike për vetitë e tij hidratuese dhe mbrojtëse. Vaj kockash lloj vaji i prodhuar nga kockat e kafshëvendryshme, që përdoretindustrinë e sapunit, për përgatitje qirinjsh, si lyrosës etj. Vaj liri (lat. olio di lino) lloj vaji me ngjyrëverdhëmurrme, me erë dhe shije karakteristikehidhur, që nxirret nga farat e lirit, që përdoretindustrinë e bojëravevajit, të sapunëve ose në farmaceutikë. Vaj recini (lat. olio di ricino) lloj vaji pa ngjyrë ose i verdhë i lehtë, me shijepakëndshme, që përftohet nga shtrydhjapresa ose me ekstraktim me tretës nga farat e bimës së recinit, që përdoret për përgatitjen e detergjentëve, në farmaceutikë ose në industrinë tekstile. Vaj soje (lat. olio di soja) lloj vaji me ngjyrëverdhëkuqërreme, i turbullt, me erë dhe shije karakteristike, që nxirret me presim ose ekstraktim me tretës nga farat e bimës së sojës, që përdoret për ushqim dhe për përgatitjen e llakut. Vaj susami (lat. olio di susamo) lloj vaji me ngjyrëverdhë, me shije dhe erë karakteristikekëndshme, që përftohet me ekstraktim me tretës nga masa e copëtuar e faravebimës të susamit, që përdoret për përgatitjen e hallvasisë, të margarinës, të sapunit e në kozmetikë. Vaj shtazor lloj vaji me ngjyrëerrët, me erë karakteristike, i cili përftohet kryesisht prej peshqishndryshëm dhepërdoretmjekësi a për ushqim. Vaj ulliri (lat. olio di oliva) lloj vaji me ngjyrëverdhë jeshile, që përftohet nga pulpa e copëtuar dhe e ngrohur paraprakisht e kokrravepemësullirit dhepërdoret si ushqim dhemjekësi. Vaj hashishi (lat. Cannabis sativa) lloj përzierjeje e njëtrajtshme vajore e rrëshinore, lëndë narkotike, produkt i përqendruar i ekstraktimit të kanabisit apo hashishit me tretës, që merret me të tymosur, gëlltitje a me të nuhatur. Vaj pushke lloj vajipërdoret për të pastruar pushkët, automatikët etj. dhe për të lyer pjesët metaliketyre që të mos ndryshken. Vaj makinash lloj vajipërdoret për të lyer pjesët e ndryshme të një makine që të mos ndryshken. Vaj i rëndë lloj hidrokarburinxirret nga nafta, zifti etj. Vaj i shuguruar (fet.) vaj që përdoretceremonitë fetare. Vaj tuli (ushq.) vaj i shtrydhur nga bërsitë e ullirit.
3. vet. sh. ~RA, ~RAT Llojendryshmekëtyre lëngjeve. Vajra bimore (shtazore). Vajra aromatike. Vajra minerale.
4. përmb. Bojërangjyrandryshme, që përpunohen me lëngjetilla dhepërdoren për pikturë. Bojëra vaji. Pikturë në vaj. Punim në vaj.
Sin.: bagëm, krezm.
U vaj. 1. U qetua, u shtrua, nuk ka dallgë (deti a liqeni). 2. (dikush). U zbut pas një zemërimi a u shtrua pas një kundërshtimiashpër, u qetësua; ra, u shtrua; u qengj; u qumësht. I bën *petullat pa vaj (me ujë) (dikush). E bëri për vaj e për uthull (dikë). 1. E rrahu rëndë, e zbrujti, e zhdëpi; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt); ia ndreqi samarin (dikujt). 2. E qortoi ashpër dikë, e shau rëndë, s’i la gjë pa thënë, e dërrmoi me të shara; ia ndreqi samarin (dikujt). Ra vajilakra asgjë nuk humbi kot, nuk u ndonjë dëm, aty është ajo diçka; u derdh vaji (e ra) në uthull. Doli vaj mbi ujë (dikush) shpëtoi nga një e keqe pa u dëmtuar; doli pa faj a i shfajësuar; doli i fituar, nuk pësoi gjë. U derdh vaji (e ra) në uthull nuk u ndonjë dëm; nuk humbi gjë kot; ra vajilakra; gjalpi po në lakra mbeti. S’hahet as me vaj e as me uthull. 1. (diçka). Nuk është aspak e mirë, nuk mundpranohet a të durohet për asnjë arsye; është e keqe, nuk shkon fare. 2. (dikush). Është i shëmtuar a i keq sa nuk durohet dot, nuk mund ta pëlqesh kurrë. (Hapet) si vajilakra (dikush). 1. Flet a vepron kudo pa ndrojtje e pa u matur mirë, e lëshon veten dhe e tepron duke u sjellë gjithandej si në shtëpi të vet; nuk përmbahet e nuk ngushtohet nga kushtet, nga rrethanat a nga mjedisi shoqëror. 2. Shpërndahetshumë anë, nuk është i përqendruar në një punë a në një drejtim, është i përhapur. 3. (diçka). Është përhapur gjithandej, është shtrirë kudo. E ka (shkon, është) *gjalpë e vaj (me dikë). E ka vaj (me dikë) ka marrëdhënie shumëmira me dikë, ia dëgjon fjalën dhe ia plotëson çdo kërkesë, e ka shumë mirë me të; e ka grurë; e ka (shkon, është) gjalpë e vaj. I mbaroi vaji i kandilit (dikujt) euf. ështëpragvdekjes (për një njeri shumëmoshuar); kaq e pati; iu sos vajikandil; po jep (po heq) shpirt (dikush). I nxori vaj (dikujt). 1. shih i nxori qumështin e nënës2 (dikujt). 2. shih i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën1 (dikujt). Nxjerr vaj nga guri (dikush) është shumë i zoti, bënpamundurën; e gjen diçka që i duhet edhe atje ku nuk mendohet se ka; ia arrin qëllimit me çdo kusht, e siguron atë që do patjetër; shfrytëzon mirë çdo mundësi; nxjerr mjaltë nga guri; nxjerr dhjamë nga pleshti; nxjerr ujë nga guri; e ndez zjarrin në ujë; mjel (edhe) morrin; e rrjep morrin nga bishti; zë peshk në bar. (Është) i rrahur (i regjur) me vaj e me uthull (dikush) është i regjurjetë, ka vuajtur e ka provuar shumëmira e të këqija; ka kaluar nëpër vështirësi e mundimerënda e ka fituar përvojëmadhe, e njeh mirë jetën, është bërë i rafinuar; ka rënë shumë herë nga kali; i ka parë (shumë) lëkura (dikujt); ka pirë ujë në shumë burime (kroje); (është) ujk deti; (është) ujk i vjetër (plak); e ka parë ujkun që i vogël. (I rri) si vaji mbi uthull (diçkaje) shih i rri (i qëndroj) mbi (në) kokë (diçkaje). Iu sos vajikandil (dikujt) ështëpragvdekjes, i mbaroi jeta; po merr fund, kaq e pati; po jep (po heq) shpirt (dikush). (Shkon) si *thika në vaj (diçka). shkon vaj (diçka) më vete shumë mirë puna, pa asnjë pengesë e pa asnjë vështirësi; shkon grurë; më bëhet rruga ujë. (Shkon) si në vaj (diçka) shkon mirë diçka, nuk ka asnjë vështirësi e asnjë pengesë, po kryhet lehtë, pa mundim e pa u penguar; (shkon) si thikagjalpë. Vaj e verë e uthull bised. ylberi. E vë në vaj. 1. (diçka). E fut dtçka në një rrugëlehtë për ta zgjidhur, ia heq çdo pengesë, e bëjecë mirë e lehtësisht; e ndreq, e vë në rregull. 2. (dikë). E qetësoj dikë, ia fashit zemërimin; e shtroj a e urtësoj.

VETE

VÉT/E,~JA përem. 1. Përdoret për të treguar zakonisht njeriun (më rrallë kafshën a sendin), që në të njëjtën kohë e kryen dhe e pëson një veprim; unë, ti, ai (ajo) ose ne, ju, ata (ato) e jo një tjetër a të tjerë; thelbi i njeriut si individ, i ndryshëm ngatjerët; vetvetja. Është i zoti i vetes. Laj veten. S’i dhimbset vetja. I pëlqente vetja. Si e ndien veten? si ndihesh? E ndiej veten mirë (keq). Nuk e jep veten. Ta shohim veten si në pasqyrë. Mate veten pa të matur bota! (fj. u.).
2. Përdoret me parafjalë me kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri dhe i përgjigjet kryefjalës në fjali. Për vete e bëri (e ka) për të mirën ose për të keqen e vet e bëri (e ka). Kërkon shumë nga vetja. Mori vetenqafë. Flet me vete. Tha me vete. E mori (e solli) me vete. E pleqëroi me vete. Punon për vete. E mbajti për vete. Kujdesej vetëm për vete. E mori pas vetes. E mori me vete. Secilivete secili veçan, veç e veç; i ndarë; i pavarur ngatjerët, i mëvetësishëm. Unë për vete,... unë... unë vetë..., nga ana ime...
Sin.: person, njeri, individ, vetvete.
U (doli) më vete (dikush) u veçua, u nda nga familja a prejtjerëve. U bëra (jam) për të vrarë veten u dëshpërova shumë, u pikëllova aq sa s’më dhimbet jeta, u hidhërova jashtë mase; u bëra (jam) për të pirë helmin. Bëhem zot *i vetes. E bëri të flasë me vete (dikë) e mundoi tej mase, e sfiliti; e stërlodhi; i nxori qumështin e nënës (dikujt); i nxori shkumë (nga goja) (dikujt); e bëri gjysmë njeriu. *Bën fshatvete (dikush). Nuk i bën *hije (as) vetes (dikush). I bën *qejfin vetes (dikush) keq. I bën *vend vetes (dikush). S’e bëj veten nuk e shfaq me shenjajashtme një ndjenjë a një mendim, nuk tregohem, nuk zbulohem; përmbahem, nuk bëj gjeste a lëvizjeshpërfaqin gjendjen time shpirtërore; e mbaj veten; nuk e jap veten. bëri për vete (dikush) më tërhoqi dikush, më bëri ta dua a ta dashuroj; fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) zemrën; më hëngri zemrën; më mori zemrën. E kam bërë me vete (pas vetes) (dikë) më beson, më përkrah e më ndjek dikush, nuk më tradhton, është me mua; e kam bërë dikë që të veprojë sipas qëllimeve a sipas interesave të mi; e kam me vete. E bëri (e ka) për vete! (dikush) bëri një veprim (zakonisht jo të mirë), nga i cilifundfundit do të ketë pasoja ai vetë; ç’bëri gjeti. Ra në vete (dikush) shih ra në mendje (dikush). I bie vetes *prapa (dikush). *U çel ndër vete (dikush). Ta çon (ta shkon) ujin nën vete (dikush) shih ta çon (ta shkon) ujin nën rrogoz (dikush). Dal nga vetja nuk përmbahem më, nuk e zotërojveten nga zemërimi e shpërthej; nuk e kontrolloj (dot) veten; kund. e mbledh veten. Më ka dalë vetja *qejfit. S’ia di *hallin vetes (dikush) iron. digjet *rrogozi (hasra) nën vete. Digjem ndër vete vuaj përbrenda nga një shqetësim, brehemvetvete pa e shfaqur. S’e deshi veten (dikush) nuk dinte ku të futej nga turpi, ka bërë diçkarëndë a ka rënë në një gjendjevështirë dhe e ndien veten shumë keq, thuajse e urren veten për atë që ka bërë a që ka thënë; s’e deshigjallët. Gënjen veten (dikush) mbahet me shpresakota edhe pse e di të vërtetën, ka iluzione; kujton se do të bëhet si do ai. E gjej veten libr. e kuptoj se ç’mundbëj; nis t’i përdor mirë prirjet e mia, filloj t’i shfaqshkallën më të lartë aftësitëkam; bie në një punëpërshtatetmirë me aftësitë e mia dhe ku japshumë. S’i gjej *majë vetes. Më hahen *mendtë (ndër vete). Ha veten me dhëmbë. 1. Vuaj shumë për një gabim a për një budallallëk, më bren inati me vetveten; jam penduar thellë, por nuk kamasnjë mundësi për ta ndrequrkeqen; e kam inat a sikur e urrej veten për diçka që s’duhej ta bëja; ha (veten) nën lëkurë. 2. Përmblidhem e i futem me inat një pune për ta kryer patjetër, mundohem shumë e sfilitem, nuk mendoj që nuk e bëj dot; jam në një gjendje shumëvështirë a para një punerëndë, nuk di nga t’ia mbaj, por nuk dorëzohem dhe përpiqem me të gjitha forcatgjej rrugëdalje. Ha veten nën *lëkurë (dikush). I ka hyrë vetja në *qejf (dikujt). Është *kokë (krye) më vete (dikush). Është *konakvete (dikush). Është *lagjevete (dikush). Nuk ështëvete (dikush) mendon, sillet e vepronmënyrë jo normale, bën marrëzira, bën si budalla a si i çmendur; nuk e kontrollon (dot) veten; s’është në të; nuk e ka kokën (mendjen) në vend; i kanë shkarë trutë (dikujt); i ka rënë në tru të vogël (dikujt); humbi mendjen; e humbi toruan; nuk ështëfiqir; nuk ështëtaketuke thjeshtligj. Nuk e jap veten. 1. Nuk thyhem para vështirësive, nuk lëshohem, nuk dorëzohem; e mbaj veten; nuk e lëshoj veten; s’e bëj veten. 2. Nuk e tregoj shqetësimin a tronditjen; nuk e shfaq frikën, humbjen a turpin për shkaqendryshme e paratjerëve, mbahem sikur nuk ka ndodhur gjë, përmbahem; e mbaj veten; s’e bëj veten. Ka *djallin me vete (dikush) keq. S’e ka në *dorë veten (dikush). Ia ka *mendtë vetes (dikush). E kam me vete (dikë) jam i sigurt se më përkrah e më ndjek dikush, nuk më tradhton, është bërë me mua; e kam nën urdhër, nuk më kundërshton, më nënshtrohet; e kam bërë me vete (pas vetes). Paç veten më *qafë! *Kaptinëvete (dikush) thjeshtligj. Kokë (krye) më vete. Nuk e kontrollon (dot) veten (dikush) nuk ështëgjendjepërmbahet, nuk di çfarë bën a çfarë thotë nga zemërimi; nuk ështëvete; doli nga vetja. Kushedi ç’i *duket vetja! (dikujt) iron. Laj veten shfajësohem; justifikohem për një gabim a për një faj, them se nuk e kam bërë unë ose gjej rrethana lehtësuese për t’u shfajësuar. Nuk i la *vend vetes (dikush). E lëshoi veten (dikush) nuk u qëndroi dot vështirësive a fatkeqësive, nuk e përballoi dot një të keqe, u dha, u dorëzua; e dha veten; kund. e mori veten3. E mori *pajë (me vete) (diçka) keq. Kam marrë *mëri veten. E mori veten (dikush). 1. U çlodh; iu kthyen energjitë, u fuqizua; e mblodhi veten1; mblodhi kockat; erdhifije. 2. U shërua nga një sëmundje dhe është bërëmirë nga shëndetit, është mëkëmbur; iu kthye shëndeti; erdhivete; erdhifije; e mblodhi veten; çoi kokën (kokë). 3. (dikush a diçka). Erdhi në një gjendjemirë dikush, ështëgjendjepërmbahet a t’u bëjë ballë vështirësive; e kapërceu rënien shpirtërore; u mirë diçka, doli nga një gjendje e vështirë a e keqe; erdhivete; e mblodhi veten (dikush); çoi kokën (kokë); zuri zemrën (dikush); erdhifije; kund. e lëshoi veten (dikush). 4. (dikush). Doli nga varfëria, vuri pak pasuri; u mëkëmb; nuk vuan më për bukën e gojës; e njomi zorrën2 thjeshtligj.; çoi kokën (kokë). E mori veten në *dorë (dikush). E mbaj veten. 1. Mbahem mirë, vishem e ushqehem mirë; kujdesem si duhet për veten. 2. Jam i matur e i kujdesshëm me të tjerët, sillem butë; jam i përmbajtur e nuk krijoj probleme. 3. Jam kryelartë, nuk e lë veten të më marrintjerët nëpër këmbë; keq. mburrem e krekosem; nuk bie poshtë. 4. Nuk e tregoj frikën, turpin, zemërimin, një mendim a një të fshehtë etj. paratjerëve, përmbahem; nuk e jap veten; s’e bëj veten. E mbledh veten. 1. Çlodhem; më kthehen energjitë, fuqizohem; e marr veten1; mbledh kockat; vijvete. 2. Qetësohem e shtrohem si duhet; nis ta zotëroj veten e të përmbahem; e marr vetendorë; vijvete; vij në të; e përmbaj veten; i mbledh lotët; i shtrëngoj rrathët; më vjen gjakuvend; bëhem esëll; kund. dal nga vetja. Mih (prashit) para vetes (dikush) shikon punën e vet; nuk ndërhynpunët e të tjerëve; është i tërhequr. E ndiej (e shoh) veten *ngushtë. E ndiej (shoh) veten *pisk. E përmbaj veten përmbahem që të mos bëj diçka që nuk duhet ta bëj a të them diçka që nuk duhet ta them, jamgjendje ta zotëroj veten, të qetësohem e të mos veproj keq; e marr vetendorë; e mbledh veten2. E pickoi *gjarpri (nën vete) (dikë). I qit *marre vetes (dikush). E sjellvete (dikë). 1. E qetësoj dikë, ia heq frikën; ia sjell gjakunvend (dikujt); ia sjell zemrën (shpirtin) në vend (dikujt). 2. E bëj dikëpërmbahet, të mendojë drejt e të sillet mirë, të kuptojë e të veprojë si duhet; e vë në udhëmbarë. E shoh veten në *pasqyrë. *Shok (shoqe) ka veten (dikush a diçka). I tërheq (i heq) *kërraba nga vetja (dikujt). E ka vënë nën vete. 1. (dikë). E ka vënë dikë nën kontroll a nën urdhra, e ka shtruar sa nuk guxonkundërshtojë a të mos bindet; e urdhëron si të dojë; i ka hipurqafë (në zverk) (dikujt); i ka hipurshpinë (në kurriz) (dikujt); e vuri përfund.). 2. (diçka). E mposhti, e nënshtroi dhe e zotëron. 3. (dikë). Ia kaloi dikujt, u më i zoti se ai në diçka; e mundi, fitoi mbi të, e mposhti; e vuri përfund. 4. (diçka). E vuri punën a diçka tjetër përpara; e ka në dorë zgjidhjen e një halli a të një shqetësimi; ecën përpara, përparon. Erdhivete (dikush). 1. Rifitoi vetëdijen pas të fikëtit, u përmend; rifilloi ta ndiejë vetenqetë, u qetësua (pas një shqetësimimadh, pas një fatkeqësie etj.); e mori veten; e mblodhi veten; erdhifije; erdhi në të. 2. Bëri kthesë për mirë, u përmblodh, u ndreq; nisimendojë drejt e të sillet si duhet; erdhirrugëmbarë; i ra mendjes pas; i vuri gishtin kokës; erdhimend; erdhi në të; i shkriu gjaku (dikujt); u esëll. Vrafsh veten! mallk. i thuhet me qortim dikujt që i kemi dalë nga borxhi, me kuptimin: mirë të të bëhet, se fajin e ke vetë!; bëj ç’të duash vetë, mos prit ndihmë ngatjerët!; sytënxjerrësh! Nuk e ka vrarë veten (dikush) nuk është munduar e nuk është lodhur shumëpunë, e ka ruajtur veten; nuk e ka vrarë kockën; ka këputur

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.