Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shestë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PARAMENDIM

PARAMENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paramendoj dikë a diçka.
2. Mendim i formuar që më parë për dikë a për diçka, sipascilit veprojmë (zakonisht në dëm të të tjerëve).
3. Qëndrim me anësi, i përpunuar që më parë me ndërgjegje dhe jo i vetvetishëm e i çastit. Krim (vrasje) me (pa) paramendim (drejt.). E bëri (e kreu) me paramendim.
Sin.: qëllim, tertip, paragjykim, anësi, anshmëri, shestë, shestim.

PLAN

PLAN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj vizatimiparaqet me anë vijash e shenjashposaçme dhe në një shkallë shumëzvogëluar një sipërfaqevogël toke, hartë e shkallëzuar. Plan topografik. Plani i vendit.
2. Vizatimparaqetpërmasa zakonisht të zvogëluara pamjen nga një anë ose prerjen sipas një rrafshi të një sendi, të një ndërtese, të një pajisjeje etj., që do të ndërtohet a do të prodhohet; skicë. Plani i qytetit. Plani i ndërtesës (i portit, i aeroportit). Plani i bibliotekës kombëtare. Shkalla e planit. Plan i përgjithshëm. Plan rregullues. Plan topografik.
3. Tërësi masash të menduara e të caktuara që më parë, që parashikojnë ecurinë a mënyrën e zhvillimit të një pune a veprimtarie, vëllimin e afatet e saj etj. Plani i punës. Plani i infrastrukturës rrugore (i ndërtimeve urbane). Plani vjetor i punës shkencore. Plani i stërvitjessportistëve. Punë me (pa) plan. Bën planehava (keq.)
4. ek. Tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve për plotësimin e tyre, që përcaktohen a përllogariten që më parë për zhvillimin e harmonishëmekonomisë e të kulturës gjatë një periudhecaktuar; dokumenti ku janë shënuar këto detyra e masa. Punojnë me plane afatshkurtra (afatgjata). Plani vjetor (tremujor, mujor). Plani perspektiv plani për disa vjet në të ardhmen. Plan ekonomik (financiar). Plan shtetëror. Plan shkencor. Ekonomi pa plan. Miratoj planin. E plotësuan (e tejkaluan) planin.
5. Pikat ose vijat kryesore një studimi etj.; skicë. Plani i orësmësimit. Bëj planin e studimit.
6. fig. Qëllimi a synimiduamarrijmë dhe që e parashikojmë që më parë. Plan i guximshëm. Planeerrëta antikombëtare. Ia prishën planet. S’i doli plani.
7. Fusha e veprimtarisë ose lëmi i shfaqjesdiçkaje; mënyra e shqyrtimit të diçkaje, drejtimi a këndi me të cilin e shohim; rrafsh (zakonisht në tog me parafjalën ). planin ekonomik (politik, teorik, moral, shoqëror). Në planin kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në planin kohor (historik). Del në dy plane.
8. Vendndodhja e një sendi a e një objekti lidhur me largësinë e tij nga shikuesi. Vinteprapa, në plandytë. Janë në një plan.
9. fig. Vendi që zë dikush a diçka sipas rëndësisë që ka (kryes. me një numëror rreshtor). E nxoriplanparë. E vuriplandytë. Kalonplanfundit.
10. gjeom. Rrafsh. Plan i pjerrët (pingul, horizontal). Plane paralele. Plani i meridianit. Plani i ekuatorit. Drejtëzat e një plani.
Sin.: planimetri, skicë, program, qëllim, shestë, shestim, rrafsh, planifikim, vizatim, hartë, grafik, skemë, masa, detyra, tregues, përmbledhje, synim, fushë, lëmë, mënyrë, drejtim, tertip, këndvështrim, mendim, sajim, vendndodhje, vend.
Ka dalëplanparë (diçka) libr. është bërë më e rëndësishmja e me kryesorja, është bërë e paraduhet zgjidhur. I vë në një plan libr. i quaj njësoj, i barazoj dy a më shumë njerëz, sende etj.; i vlerësoj barabar.

RADHË

RÁDH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Varg njerëzish, kafshësh ose sendeshjanë vënë njëri pas tjetrit ose njëri krahas tjetrit në një vijë; varg dukurish ose ngjarjesh, që vijnë njëra pas tjetrës. Radhë njerëzish. Radhë shtëpish (dritaresh, librash). Radhë kutish (arkash, karrigesh). Dy radhë pemësh. Një radhë numrash. Radhë makinash. Në mes të dy radhëve. I vë në radhë radhit.
2. Varg ushtarësh, nxënësish etj., të vënë njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit, sipas një rregullicaktuar, rreshtim, rresht. Radha e parë (e majtë, e djathtë). Radhë treshe (katërshe). Radhët e togës. Në kryeradhës. Largësia midis radhëve. Vihemradhë. Hyjradhë. Dal nga radha. Mbaj (prish) radhën. Shtrëngojmë radhët. Qëndroj gatituradhë. Ejaradhë! usht. komandë për të ardhur në një vijëdrejtërresht njëri përbri tjetrit. Plotësojnë radhët e fundit.
3. Një brez ose një shtresë sendesh të vëna në një vijë njëri pranë tjetrit, një sërë tullash në një mur, një varg fijesh në një diçkathurur etj. Një radhë tullash (gurësh, dërrasash). Një radhë drush (arkash). Një radhë çorapesh (trikosh). Heq (vë) një radhë. Nis (mbaroj) një radhë. Prish një radhë.
4. Varg karrigesh për t’u ulurkinema, në teatër, në një sallë ose në një mjet udhëtimi; varg bankash në një klasë. Radha e parë (e dytë...). Radhët e fundit. Karriget (bankat) e radhëvepara. Ulem (rri, zë vend) në një radhë.
5. Varg fjalësh, shkronjash ose shenjashtjera, të shkruara në një vijë me dorë ose të shtypura në një faqe; varg shkronjashrenditurashtypshkronjë për t’i shtypur; rresht. Radhëngushta (të dendura). Radhët e librit (e fletores). Faqe me tridhjetë e dy radhë. Në kryeradhës. Heq (prish, fshij, ndreq, shtoj) një radhë. Kapërcej dy radhë. Mungon një radhë. E lexoj radhë për radhë. I shkrova nja dy radhë. Asnjë radhë tjetër.
6. kryes. nj. Rresht njerëzishpresin për të marrë a për të dhënë diçka ose për një punë tjetër. Radhë e madhe (e gjatë). Radhë për bileta. Radhëdyqan. Hyj (futem) në radhë. Qëndroj (pres, rri) në radhë. Zë radhën. Mbaj (lëshoj) radhën. Jamradhë. Ka radhë.
7. vet. sh. Tërësi njerëzish, që janëlidhur ngushtë nga interesa e marrëdhëniepërbashkëta ose që bëjnë pjesë në një organizatë etj.; mjedis shoqëror. Radhët e organizatës. Radhët e ushtrisë. Brenda (jashtë) radhëve. Hyrikuvendradhët e opozitës. Dal (përjashtohem, largohem) nga radhët e.... Forcat e armatosura shtojnë radhët e tyre me nënoficerërinj. Forcohen radhët e militantëve të partisë.
8. fig., bised. Shtresë ose grup njerëzish, që kanë tiparepërbashkëta ose gjendje shoqërorenjëjtë, sërë. Nga radha jonë. Njeri (djalë, burrë) i radhës së tij. Nuk është i radhës sonë. Janë të një radhe. Sipas radhës që ka. Hyriradhën e pleqve (e nuseve).
9. Një numër i pacaktuar njerëzish, sendesh ose dukurish, një sasi jo e madhe, një varg, sërë. Një radhë vendesh (rastesh, ngjarjesh, faktesh). I bëri një radhë pyetjesh. Bëri një radhë veprimesh.
10. Rendi ose rregulli sipascilit bëhet diçka, vijueshmëria në një mënyrëcaktuar për të kryer një veprim; vendikëtë rend ose vijueshmëri, që i përket dikujt për të vepruar. Me (pa) radhë. Jashtë radhe. Sipas një radhe. Radha e punës (e veprimeve). Radha e përgjigjes (e provimit, e hyrjes). Radhë e pa radhë. Shërbim jashtë radhe. Mbaj (ruaj) radhën. Më vjen (më kalon) radha. Panairi i radhës. Ngjarja e radhës. Skandali i radhës. Më bie radha. Pres radhën. I lëshoj (i zë) radhën. Hyjnë (dalin, vijnë) me radhë. E tregoi me radhë. I mori (i zuri) me radhë. Flisni me radhë. I pyeti me radhë. Kur t’i vijë radha. E bëjmë me radhë. - Kush e ka radhën? - Kam radhën e pastrimit (e rojës).
11. Vijueshmëri pa ndërprerje (për periudhat e kohës). Disa herë me radhë. Tre muaj me radhë. Dy net me radhë. Për vite me radhë. Shekuj me radhë.
12. Kohë e shkurtër midis dy periudhave; herë. Këtë (atë) radhë. Radhën tjetër. Radhën e parë. Nuk e takova këtë radhë.
13. si ndajf., bised. Radhazi. Filloi radhë. Ha radhë. I mori radhë.
Sin.: rresht, rend, sërë, kordon, varg, shestë, valë, herë.
I bëj radhë (dikujt) nuk e pengojflasë a të bëjë diçka, e lë të flasë a e lejojbëjë diçka para meje; nuk e ndërpres; i hap rrugën; mbaj rend. Si e do radha ashtu si duhet, si kërkohet dhe si ështëmirë, sipas rregullit. Filloj radhë të re ndryshoj krejt qëndrimin ose mënyrën e veprimeve, heq dorë nga mënyra e kaluar e punës dhe e sjelljes; nis një mënyrë të re pune a jetese. Lexoj midis radhëve (midis rreshtave) libr. gjej kuptimin e brendshëmdiçkajeështë shkruar, kuptoj mendimet e fshehtapërmban diçka e shkruar. radhëparë paragjithash, së pari; në vendin kryesor; kryesisht. radhët e para (në rreshtat e parë) ballë, në krye; në vendin më të vështirëpunës a të luftës. Radhë e pa radhë pa një rregullcaktuar, si t’i teket a si t’i vijë për mbarë; ngatërruarazi. Sa për shkuar radhën dosido, pa kujdes, shpejt e pa i kushtuar vëmendje; sa për të thënë se e bëri; shkel e shko; shpejt e shpejt; sa për sy e faqe (për sy e për faqe); sa për sytë e botës. Shtrëngoj (ngjesh) radhët bashkohem e lidhem fort me të tjerë për t’u mbrojtur ose për të përballuar diçka. Vë në një radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka) e quaj të një shkalle ose të një vlere me një tjetër, e barazoj me një tjetër, e quaj njësoj. Vihem në një radhë (në një rresht) (me dikë) kapërcej prapambetjen dhe përparojbashku me dikë; eci në një hap (me dikë).

SESHTË

SÉSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Kompasi i drurit; shestë. Sapo kishte mësuarpërdorte seshtën. Me seshtë bëri një vijëlakuar.
2. Vija sipascilës bëhet gdhendja. Seshta duhetdallohet mirë.
3. Blozë e shkrirë në ujë, ku ngjyhet seshta. fillim përgatiti seshtën.

SHESTË

SHÉST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Mjetpërdoret zakonisht për të bërë rrathë, kompas, pergjel. Shesta është mjet i rëndësishëm pune. Mat me shestë. Vijë e hequr me shestë. Ushtrimduhet zgjidhur me shestë.
2. Një ide që kemi përgatitur për të realizuar diçka, qëllim, plan, vendim. Shestë me rreziklartë. E vë në shestë. S’ua dinin shestën. Qiti shestën mori një vendim.
3. Rregullmbajmë kur kryejmë një punë; metodë, rend. Punon me shestë. I vurishestë punët e veta. E kreu detyrën me shestë.
Sin.: kompas, këndmatës, pergjel, torrec, seshtë, shestim, synim, paramendim, vendim, rend, tertip.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.