Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sheshpushim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALATUR

BALATÚR,~I m. sh. ~A, ~AT ndërt., arb. Kryeshkallë; sheshpushim i shkallëve.

LËMË

LËM/Ë,~Í m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Shesh i vogël, zakonisht i shtruar me rrasa guri dhe me një strumbullar në mes, ku shihenlashtat me kuaj; vendi ku mblidhen duajt e të lashtave dhe shihen me makinë. Lëmi i drithit (i grurit, i elbit, i thekrës). Kuajt e lëmit. Strumbullari (druri) i lëmit. Rrasat e lëmit.
2. Sasia e drithitshihet njëherësh; sasia e prodhimitnxirret njëherësh nga përpunimi i diçkaje. Lëmi i parë (i dytë). Lëmë ulliri.
3. Koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e të lashtave; koha e prodhimitdiçkaje; koha e vjeljes së pemëve. Koha e lëmit. U mbyll lëmi. Para (pas) lëmit. Në lëmëgrurit (të rakisë, të ullinjve, të pemëve). Puno sot e paratëlëmë. (fj. u.).
4. bised. Vend i sheshtë e i gjerë ku grumbullohet lënda e parë e diçkaje ose ku sillen prodhimendryshme. Lëmi i druve. Lëmi i barit (i kashtësbagëtive). Lëmi i pambukut (i leshit). Lëmenjtë e kripës oxhakët e mbushur me kripë.
5. Vend i hapët ku zhvillohet diçka; shesh pushimi; fushë, shesh. lëmëqytetit (të fshatit) qendërqytetit a të fshatit. Lëmi i burrave. Lëmi i luftës (i betejës). Lëmi i shkallëve. Ra në lëmë mejdanit.
6. Gropë e gjerë, ku gatuhet balta për të bërë qerpiç, tulla, tjegulla ose enë të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende prej balte. Lëmi i kumisë (i kaminës). Lëmi i tullave (i tjegullave).
7. fig. Fushë e veprimtarisë njerëzore. lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës). Në lëmin e mbrojtjes. Në çdo lëmëjetës.
8. bised. Numër i madh njerëzish a kafshësh; sasi e madhe sendesh; grumbull. Lëmë njerëzish. Lëmë kuajsh (gomarësh). Lëmë drush. Lëmë me domate (me bostan).
9. Rreth i errëtbëhet përqark syve nga lodhja, nga pagjumësia ose nga ndonjë sëmundje. Lëmi i syrit. I ka zënë syri lëmë.
10. Rreth i ndritshëmshihet nganjëherë rrotull hënës a diellit; rreth. Lëmi i diellit. Ka vënë lëmë hëna. Dallëndyshja bën lëmëajër vjen rrotullajër.
11. Njollë e madhe e diçkaje; pellg. Lëmë gjaku. Lëmë boje. U gjaku lëmë u derdh shumë gjak.
12. Rrotullamja e mulliritvajit, që shërben për të shtypur ullinjtë. Lëmi i mulliritvajit. I shtien (i shtypin) ullinjtëlëmë.
13. bised. Zgjua, koshere bletësh. Lëmi i bletëve.
14. si ndajf., bised. Plot; grumbull. E gjetishtruar lëmë. U mbush vendi lëmë. U mblodhën lëmë njerëzit. Fusha ishte lëmë me të vrarë. E shtroi (e bëri) lëmë mbrëmë.
Sin.: shesh, vrah, shirje, prodhim, vjelje, vendgrumbullim, sheshpushim, gropë, fushë, degë, mori, grumbull, rrathë, brerore, pellg, rrotullame, zgjua, koshere, plot.
U lëmë (diçka) u shkatërrua fare, u sheshua e u thërrmua krejt; u rrafsh me tokën; u lëndinë. E bën lëmë (dikush) është shumë mikpritës, s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, të pret me gjithë zemër; e ndan bukënçerep; e ka derënhapur; pret e përcjell; i rri sofra shtruar (dikujt). E bëri lëmë. 1. (diçka) E shkatërroi fare diçka, e shkretoi; e rrafshoi, e sheshoi; e thërrmoi krejt; e bëri rrafsh me tokën; e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut. 2. (diku) E bëri rrëmujë diku a e mbyti me plehra. Ia bën lëmë (dikujt) ia paraqitlehtë, të zbukuruar a të këndshme diçka; e bën fushë me lule (dikush); e bën shesh me lule (dikush). Flet për *gogla dushku në lëmë (dikush). E gjeti lëmëshirë (dikush) e gjeti gati a të përfunduar diçka; nuk u mundua fare vetë; e gjeti sofrën (lëmin) të shtruar. E gjeti lëmin (sofrën) *shtruar (dikush) keq. E kam lëmë kam plotmira, nuk më mungon asgjë, jambollëk. Lëmë pa drithë (pa bereqet) dikush a diçka që nuk sjell ndonjë dobi ose nuk ka ndonjë vlerë; pemë pa kokrra.lëmëduhanit kurrë, asnjëherë; kur të hipë gomarifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bëhen dy ditë bashkë. (Sillet) si *kalilëmë (dikush) mospërf. lëmëqepëve iron. shih lëmë të urovit tall.lëmë të urovit tall. kurrë, asnjëherë; kur të shijë Hajdini urovë; në lëmëduhanit. Ta shet lëmin me gjithë *byk (dikush) keq. (Shin) si *kalilëmë (dikush). Shin lëmë (dikush) bën si do vetë, nuk përfill e nuk pyet askënd, vepron sipas kokës së vet.

SHESH

SHESH,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i rrafshët, i hapët, pa drurë dhe i papunuar ose i shtruar; fushë. Shesh i ri. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Shesh me bar. Dolën në një shesh.
2. Zonë e hapurqytet a në fshat, në kryqëzimin e dy ose më shumë rrugëve, e rrethuar me ndërtesa, e mbjellë me bar dhe pemë dhemundpërdoret si park. Shesh i madh (i vogël, i gjerë). Sheshi i lagjes (qytetit, i fshatit). Sheshet e kryeqytetit. Sheshi i pallatit. SheshiNënë Tereza”. Sheshi “Adem Jashari”. Sheshi para bashkisë.
3. Vend i hapur, i caktuar për diçka; vend i posaçëm ku zhvillohen veprimtarindryshme. Shesh veror (ditor) vend i posaçëm i pajisur me lojëra e mjetetjeranevojshme, ku fëmijët kalojnëmënyrëorganizuar pushimet verore. Shesh sportiv. Shesh publik hapësirë për të gjithë banorët. Shesh lojërash. Sheshi i burrave (etnogr.) vendfshat ku mblidheshin ose ndesheshin burrat. Sheshi i kuvendit (etnogr.) vendi ku mblidheshin e kuvendonin burrat e ku merreshin edhe vendime. Shesh ndërtimi (ndërt.) vend i caktuar për ndërtim. Shesh prodhimi (ndërt.) vendi ku përgatiten materialendryshme ndërtimi. Shesh montimi (ndërt.) vendi ku bëhet montimi i materialeve të parapërgatitura. Shesh stërvitjeje. (usht.) Sheshi i lëshimit të raketave. (usht.) Sheshi i ngarkim-shkarkimit. Sheshi i shpimit (të një pusi nafte). Shesh armësh vendi ku përgatiten dhe prej ku mundfillojnë veprime luftarake. Shesh xhirimi vendi ku xhirohet një film. Sheshi i pazarit vendi ku shiten e blihen mallrandryshme.
4. Pjesë toke e sheshtë, truall, tokë, dhe. Rri (ulem) në shesh. Pushoishesh. Çohem nga sheshi. Nafta mori sheshin derdhet e përhapet përdhe.
5. Hapësirë toke ku zhvillohet një ngjarje a një veprimtari, vend, fushë. Sheshi i protestave. Sheshi i betejave (i luftërave). Sheshi i koncerteve. Sheshi i mitingjeve.
6. fig. Vendi ku vihetprovë a dëshmohet diçka. Sheshi i integritetit (i nderit). Sheshi i trimërisë (burrërisë). Sheshi i heroizmave.
6. Pjesë e rrafshët e diçkaje, faqe, sipërfaqe. Shesh pushimi (ndërt.) pjesa e sheshtëkthesat e shkallëve të një ndërtese, sheshore. Sheshi i tryezës (i bankës). Sheshi i kudhrës. Sheshi i shpatës faqja e shpatës. Sheshi i këmbës shputa e këmbës. Sheshi i ballit. Sheshi i kokës pjesa e sipërme e kokës, që vjen si e rrafshët.
7. fig. Hapësirë e lirë për të menduar, për të vepruar etj. Gjeti shesh. Siguroi shesh. I la sheshlirë dikujt.
8. si mb. është i sheshtë, i rrafshët. Tokë shesh. Truall shesh. E bëri shesh.
Sin.: fushë, lëndinë, rudinë, rrafsh, lëmë, dystinë, sheshore, pjacë, fushalog, fushore, potolog, zblok, mejdan, arenë, log, faqe, sipërfaqe, sheshpushim.
E bëri sheshin *breg (dikush) iron. E bën shesh me lule (diçka) shih e bën fushë me lule (diçka). Ra e drejtashesh u diçka me drejtësi për të gjithë; u trajtuangjithë barabar, nuk iu mbajt ana askujt; ra e drejta në mes; vajti haka tek i zoti. I dolën *lakratshesh (dikujt). I dolën *të palaratshesh (dikujt). Delshesh (diçka) zbulohet, bëhet e dukshme, e shohingjithë; përhapet, bëhet e njohur; bëhet e qartë; del sheshit; merr sheshin; delfushë; del mbi ujë; deldritë; delfaqe; i del flaka (diçkaje). I duket bregu shesh (dikujt) shih i duket deti kos (dikujt). I duken malet shesh (dikujt) shih i duken malet fushë (dikujt). Gjen shesh e bën përshesh (dikush) bën si do vetë, sepse nuk e pengon njeri, përfiton nga rasti a nga rrethanat dhe sillet e vepron si i do qejfi; shfrytëzon dobësindryshme, mungesën e rregullit, të kontrollit etj. për të bërë rrëmujë a për t’i çuar punët pa pengesa andej nga do vetë. Gjeti sheshlirë (dikush) shih gjeti (ka) fushëlirë (dikush). E ka trurin shesh (*lëmuar, rrafsh) (dikush) përçm. S’e lë të bjerëshesh (dikë a diçka) shih s’e lë të bjerë përdhe (përtokë) (dikë a diçka). I la sheshlirë (dikujt a diçkaje) shih i la fushëlirë (dikujt a diçkaje). Mori sheshin (diçka) e shohingjithë, doli haptas; u përhap dhe e morën veshgjithë; doli sheshit. Nuk nxjerr gjë në shesh (dikush) nuk arrin ta përfundojë diçka; nuk është i aftëmbarojë një punë; nuk ka arritjemira; nuk nxjerr gjë në krye; nuk nxjerr gjë në treg. Ia nxori *lakratshesh (dikujt). Ia nxori *të palaratshesh (dikujt). E nxjerrshesh (diçka) e zbuloj një gjë që mbahej e fshehtë a nuk dihej; e bëjnjohur, e shpall; e nxjerrfushë; e nxjerrpazar; vë re. sheshburrave (të mejdanit) aty ku provohen forcat ndershmërisht e burrërisht; haptas e trimërisht, ballë për ballë. I shkel *këmba shesh (dyst) (dikujt).

SHESHORE

SHESHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shesh i vogël. Ndërtesa ishte ngritur afër një sheshoreje. Sheshore me bar të njomë. Pushoi në një sheshore.
2. usht. Vend i sheshuar për të vënë topin, mortajën etj. Sheshorja e mitralozit (e topit). Bëri gati sheshoren.
3. ndërt. Hapësirë e lirë si një sheshkrye të shkallëve në një kat të ndërtesës, shesh pushimi. Sheshorja e shkallëve. Sheshorja e ndihmontengjitejkatet e tjera. U mbush me frymësheshore. Ndalu pak te sheshorja.
Sin.: shesh, sheshpushim, vendpushim, kryeshkallë.

SHESHPUSHIM
VENDPUSHIM

VENDPUSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vendi ku pushon dikush, vend për pushim.
2. ndërt. Sheshpushim.
Sin.: sheshore, kryeshkallë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.