Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEPÍTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Heqël, sheshje, pantofla. Lepitka grash. Lepitka lëkure. Një palë lepitka. Mbathi lepitkat.
2. bised. Presa e një thike a e një mjeti tjetër prerës. Lepitka e thikës (e hanxharit, e briskut, e shpatës).
✱Sin.: heqël, sheshje, pantofla, shapka, presë.
♦ Iu bë lepitkë (dikujt) keq. iu ngjit pas, i lëpihet e nuk i ndahet duke i kërkuar diçka a për ta bërë për vete; i përulet e i nënshtrohet shumë; iu bë brashnjë krahin.; iu bë opingë; iu bë baltë; iu bë baltë pas këpuce; iu bë bajgë bised.; i lëpin (i puth) këmbët.
SHÁPK/Ë,~AII f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lloj pantoflash të thjeshta, të hapura nga prapa, që mbahen zakonisht në shtëpi; sheshje, sheshëla, heqël. Shapka burrash. Në këmbë mbante një palë shapka prej kadifeje të kuqe. Vraponte me shapka në duar. Shapkat e nuses.
2. Këpucë e vjetër, e shtypur prapa; këpucë e keqe; brashnjë, shkarpë. Hiqte shapkat rrëshqanë. E priti me shapkat me të cilat po punonte tokën. I kishte kthyer këpucët në shapka.
✱Sin.: pantofla, sheshje, sheshëla, heqël, brashnjë, shkarpë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë