Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sheshas”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAPUR

HÁPUR ndajf. 1.mënyrëlejonhyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka, çelur; pa çelës; kund. mbyllur. E la derën hapur. Mbeti dritarja hapur. Mbaje hapur.
2. Me pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, çelur; kund. mbyllur. Me sytë hapur. Me gojë hapur.
3. Duke punuar, duke zhvilluar veprimtari, çelur (për një institucion, një shkollë, një dyqan etj.); kund. mbyllur. E gjeti dyqanin hapur. Rri hapur gjithë ditën.
4. fig. Drejtpërdrejt, ballë për ballë, pa u fshehur, haptas; kund. fshehtas. I doli hapur. E kundërshtoi hapur.
5. fig. Me zemërhapur, me çiltëri; shkoqur, sheshit, shqip. I foli hapur. Ia tha hapur.
Sin.: çelur, hapët, lirish, haptas, haptazi, çiltas, çiltazi, sheshas, sheshazi, ballas, ballazi, qartë, drejtpërdrejt, troç, copë, shkoqur, sheshit, publikisht, botërisht.
Me *ballë hapur. *Ëndrra me sy hapur. Fle me *sy hapur. Me gjoks*hapur. Me *krahë hapur. Me *kraharor hapur. Më la me *gojë hapur (dikush a diçka). E mban derën hapur (çelur) (dikush). 1. Pret kurdoherë me bujari miq e shokë, është i pritur, derëçelë. 2. Është vazhdues i mëtejshëm i atyrerrjedhin nga një fis a nga një familje, bën që të mos i shuhet fisi, është pasardhës. I mbaj sytë hapur kam kujdes e vëmendjemadhe që të mos pësoj gjë, të mos ma hedhin etj., jam syçelë; rri zgjuar; më mbetën sytë dollap. I mban veshët hapur (dikush) rri e dëgjon me kujdes e me vëmendjemadhe; tregohet i vëmendshëm e përgjon që të mos ia hedhin; i mban veshët përpjetë; i mban veshët ngritur; i mban veshët bigë. Mbes me *gojë hapur. Me *sy hapur. Thur *livadhin e lë shtegun hapur (dikush).

NDENJAS
PËRTROLLASH
SHESHAZI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.