Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GRINDAVÉC,~E mb. Që grindet vazhdimisht dhe i mërzit të tjerët, që kërkon a i pëlqen të grindet edhe për gjëra shumë të vogla, që shkakton grindje vazhdimisht. Fëmijë grindavec. Grua grindavece.
✱Sin.: grindaman, grindanjoz, grindar, i grindur, gërnjar, grindës, mistrec, gjel, hundëspec, sherret, sherrak, sherrmadh, sherrxhi, zevzek, xanxar, grifshë, i prapë, zemërak.
NGATËRRESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që përzihet në punët e të tjerëve për t’i ngatërruar, ai që shtie përçarje e grindje në mes të tjerëve; intrigant. Është ngatërrestar i madh. Ngatërrestari i futi në grindje dy shokët.
✱Sin.: furacak, futësak, shtiakeq, trazovaç, turbullues, llafazan, ngatërrimtar, intrigant, pishëvënë, pishëndezës, kallëkeq, kunjamadh, grindavec, hundëspec, thumbamadh, spicar, spicëtar, spicëmadh, ndezakeq, fjalëkeq, thumbaxhi, sherrmadh, belamadh, sherrak, sherrxhi, sherrbudalla, sherret, ngallicë, garuzhdë, belaqar, xhagajdur, grifshë, zemërligë, gjarpërushe, nepërkë, xhadë, bisbiq.
SHERRÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kërkon sherr a i pëlqen të grindet me të tjerët. - Sherrake e madhe ajo vajzë! Sherrakja e shtëpisë. Nuk e linin dot vetëm në shtëpi sherraken.
✱Sin.: grindavec, grindaman, grindanjoz, grindar, grindës, gërnjar, zevzek, sherrak, sherret, sherrmadh, sherrtar, sherrxhi, i prapë, mistrec, xanxar, i djallëzuar, hilanjoz.
SHERRÉT,~E mb. 1. Që zihet e grindet shumë me të tjerët, grindavec, zevzek. Djalë sherret. Ku ishte grindja, aty ishte edhe fëmija sherret.
2. Që bën sherre shpesh; që s’rri urtë, i prapë, xanxar (zakonisht për fëmijët). Kalama sherret. Gocë sherrete. - Është sherrete ajo!
3. Që është i djallëzuar e hileqar (zakonisht për fëmijët). Mos kërko të ma hedhësh, more fëmijë sherret. Nuk matej dot me atë vajzë sherrete.
✱Sin.: grindavec, grindaman, grindanjoz, grindar, grindës, zevzek, sherrak, sherrmadh, sherrxhi, i prapë, mistrec, xanxar, i djallëzuar, hilanjoz.
SHERRSHÚMË mb. 1. Që bën shumë sherr, sherrtar, sherret. Tifoz sherrshumë. Burrë sherrshumë. Më i madhi i fëmijëve ishte sherrshumë.
2. si em. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk ia përton sherrit, që bën shumë sherr. - Ruaju prej sherrshumit! U larguan sapo panë sherrshumin. Sherrshumi i klasës kishte munguar.
✱Sin.: sherr, sherrxhi, sherrtar, sherret, sherrmadh, sherrnas, grindavec, zevzek.
SHERRTÁR,~E mb. 1. Që i pëlqen të bëjë sherr, që nuk ia përton sherrit, sherrak, mistrec. Djali sherrtar nuk ua përtonte grindjeve. E lidhi fatin me një bashkëshort sherrtar. Fëmijë sherrtar.
2. Që është mashtrues i lig. Burrë sherrtar. I ngjante djallit sherrtar. Kishte në krah një fqinj sherrtar, të cilit nuk i zinte besë.
✱Sin.: sherrak, sherret, sherrmadh, sherrxhi, grindavec, grindaman, grindanjoz, grindar, grindës, zevzek, i prapë, mistrec, xanxar, i djallëzuar, hilanjoz.
SHERRXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Ai që është i prirë për sherri, që i pëlqen të bëjë sherr, sherrmadh, sherret. U largua nga sherrxhiu. Poterja e fundit e sherrxhiut. Sherrxhi i lindur.
2. Ai që punon me sherri, ai që sillet me dredhi; hileqar, dinak. Ai është sherrxhi i madh. Mendja e sherrxhiut punonte vetëm për të bërë zarare.
3. Ai që ka smirë, ziliqar. Sherrxhiu mbeti duke e parë me lakmi. Sherrxhiu doli edhe ziliqar i madh.
4. si mb. Që e ka zakon të bëjë sherr. Plak sherrxhi. Djalë sherrxhi. Ishte më sherrxhi se i vëllai. Nuk ishte edhe aq sherrxhi.
✱Sin.: sherr, hileqar, dinak, ngatërrestar, sherrtar, sherret, sherrmadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë