Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
JALLANSHAHÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Dëshmitar i rremë. Nuk më ha malli për thashetheme e jallanshahitë. - Po ç’të të tregoj kur s’di gjë? Të dal jallanshahit kot? (folk.).
2. Njeri që hiqet si budalla; sherrbudalla.
NGATËRRESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që përzihet në punët e të tjerëve për t’i ngatërruar, ai që shtie përçarje e grindje në mes të tjerëve; intrigant. Është ngatërrestar i madh. Ngatërrestari i futi në grindje dy shokët.
✱Sin.: furacak, futësak, shtiakeq, trazovaç, turbullues, llafazan, ngatërrimtar, intrigant, pishëvënë, pishëndezës, kallëkeq, kunjamadh, grindavec, hundëspec, thumbamadh, spicar, spicëtar, spicëmadh, ndezakeq, fjalëkeq, thumbaxhi, sherrmadh, belamadh, sherrak, sherrxhi, sherrbudalla, sherret, ngallicë, garuzhdë, belaqar, xhagajdur, grifshë, zemërligë, gjarpërushe, nepërkë, xhadë, bisbiq.
SHEJTANBUDALL/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË bised. Njeri që duket pak si budalla ose shtiret si i tillë, por që në të vërtetë është i djallëzuar; sherrbudalla, qorrbela. Bën shejtanbudallain. Bëmat e shejtanbudallait. Rezistencë prej shejtanbudallai.
✱Sin.: sherrbudalla, qorrbela, ngatërrestar, ngastar, grepacan, grindavec, ngucakeq, ngucaç, shpojc.
SHERRBUDALL/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË bised. 1. Ai që ngjan a shtiret si i padjallëzuar, si i patëkeq, por në të vërtetë i fut të tjerët në sherre e ngatërresa. Do mbyllur shtegu atij sherrbudallai. Ishte rrethuar nga një tufë sherrbudallenjsh. Sillej si sherrbudalla.
2. Ai që është gati të bëjë sherr për çdo gjë ose kot së koti, shejtanbudalla. - Mos u merr me atë sherrbudalla! Menjëherë u ngrit për t’u grindur ai sherrbudalla.
✱Sin.: shejtanbudalla, qorrbela, ngatërrestar, ngastar, grepacan, grindavec, ngucakeq, ngucaç, shpojc.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë