Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHEQER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shtohet përqindja e sheqerit. Kadaifi sheqerohet pas disa ditësh.
2. vetv., vet. v. III, kim. Shndërrohet në sheqer; kristalizohet. Nuk sheqerohet. U sheqerua ngadalë.
3. pës. e SHEQERÓJ. Bakllavaja u sheqerua nga nusja e re. Pija ka nevojë të sheqerohet edhe pak. Ëmbëlsira u sheqerua dy herë.
✱Sin.: ëmbëlsohet, ëmbëltohet, mëlcohet, përmjaltet, karamelizohet, kristalizohet, sheqeroset, sherbetohet.
►SHEQERÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ngurtësohet sheqeri që ka qenë i tretur në një lëng (kur ka tepër sheqer). Sheqeroset reçeli. Bakllavaja sheqeroset po u la gjatë. U sheqeros kadaifi pas dy ditësh.
2. vet. v. III, pës. e SHEQERÓS. Glikoja u sheqeros nga nëna. Kadaifi u sheqeros edhe një herë. U sheqeros nga fjalët e saj.
✱Sin.: ëmbëlsohet, ëmbëltohet, mëlcohet, përmjaltet, karamelizohet, sheqerohet, sherbetohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë