Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHERBEL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lëndoj një plagë, malcoj; pezmatoj. Ecja ia kishte sherbeluar plagën. Ma sherbeloi varrën pa dashje. - Mos lëviz se sherbelon plagën!
2. fig. Prek dikë me fjalë a veprime në pikën më të dobët. Ia sherbeloi shpirtin nënës. - Mos e sherbelo më atë zemër! E sherbeloi punën edhe më keq.
✱Sin.: lëndoj, malcoj, mahis, pezmatoj, acaroj, qelbësoj.
SHERBELÚAR (i, e) mb. 1. Që është lënduar, që është sherbeluar (zakonisht për një plagë). Çarje e sherbeluar. Plagë e sherbeluar. I preku vendin e sherbeluar. Ia pastroi varrën e sherbeluar.
2. fig. Që është lënduar në një pikë të dobët. Shpirt i sherbeluar. Me zemër të sherbeluar. U ndje shumë i sherbeluar nga ato fjalë.
✱Sin.: i lënduar, i malcuar, i mahitur, i pezmatuar, i acaruar, i qelbëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë