Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sheqerosje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHEQERIM

SHEQERÍM,~I m. kryes. nj. 1. kim. Procesi i zbërthimit të një karbohidrati kompleks (si niseshteja) në sheqernathjeshta. Procesi i sheqerimit. Sheqerimi i mushtit (i frutave). Sheqerimi i amidonit.
2. Kthimi i sheqeritkristalengurta, kristalizimi i sheqerit. Sheqerimi i mori pak kohë. Nuk ishte kryer akoma sheqerimi.
3. Veshja dhe ngrirja e frutave me sheqer. Sheqerimi i mollëve. Merrej me sheqerimin e frutave. Sheqerimin e dardhave e bënte zakonishtvjeshtë.
4. Ëmbëlsim me sheqer i disa gatimeve të ëmbla, sheqerosje. Sheqerimi i kekut. Mbaroi sheqerimin e biskotave. I kishte mbetur vetëm sheqerimi i ëmbëlsirës.
5. Pastrimi i qimevetrupitmënyrë natyrore me anësheqeritdjegur; depilim. Metoda natyrore e sheqerimit. E kishte mësuar nga e ëma depilimin me sheqerim.
Sin.: sheqerosje, ëmbëlsim, ëmbëltim, sherbetosje.

SHEQEROSJE

SHEQERÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Ngurtësimi i sheqerit a pluhurosja me sheqer e një ëmbëlsire. Sheqerosja e ëmbëlsirave. Po merrej me sheqerosjen e frutave.
2. Procesi i pastrimitqimevetrupit me sheqer, sheqerim. Trajtim me sheqerosje. E specializuar për sheqerosje.
3. fig. Zbukurim me tepri i gjërave për të mbuluarvërtetën. Sheqerosja e veprimeve. Ndjenjë pa sheqerosje. Ia tha ato fjalë sa për sheqerosje. Rritja e rrogave ishte si sheqerosje për fushatë.
Sin.: sheqerim, ëmbëlsim, ëmbëltim, sherbetosje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.