Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIABÉT,~I m., mjek. 1. Shtimi i sheqerit në gjak e në ujët e hollë; sëmundja e sheqerit Ka diabet. Njerëzit që vuajnë nga diabeti. Merr mjekime për diabetin. Shenjat e diabetit. Dieta për diabetin.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje diabeti. Diabeti sheqeror (lat. Diabetes mellitus) sëmundje kronike që shkakton rritje të nivelit të sheqerit në gjak për shkak të mungesës ose mosveprimit të insulinës. Diabeti josheqeror (lat. Diabetes insipidus) një çrregullim i ekuilibrit të ujit në trup, jo i sheqerit, që shkakton urinim të tepërt dhe etje të madhe.
SHEQÉRTË (i, e) mb. 1. Që përmban sheqer, që është prej sheqeri, sheqeror. Lëndë e sheqertë. Pije e sheqertë. Përmbajtje e sheqertë. Gjel i sheqertë sheqer i shkrirë në të nxehtë, i ngjyrosur e i mpiksur në trajtën e një gjeli, që vihet në një shkop dhe që përdoret si ëmbëlsirë për fëmijët.
2. fig. Që është shumë i ëmbël, i sheqerosur. Vogëlush i sheqertë. Këngë (ninullë) e sheqertë.
✱Sin.: sheqeror, i ëmbël, i sheqerosur, i hojmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë