Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shepkujcë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHEPKORE

SHEPKÓRE,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Scolopax rusticola) Shepkë, shapkë. Llojet e ndryshme të shepkoreve. Gjuetia e shepkores. Zagari u sul me vrap drejt shepkores.
Sin.: bekacë, grizhlemzë, pulëdushke, skjepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shaptore, shepkë, shepkujcë, sheptore.

SHEPKË

SHÉPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Scolopax rusticola) Lloj shpendi i egër, shapkë, shaptore. Mishi i shepkës. Shepka banon nëpër moçale. Të vegjlit e shepkës.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme shepkash. Shepka e madhe e ujit (lat. Gallinago media) shapka e madhe e ujit. Shepka e ujit (lat. Capella gallinago) shapka sqepgjatë, bekaçina. Shepka e vogël e ujit (lat. Lymnocryptes minimus) shapkë e vogël.
Sin.: bekacë, bekaçinë, grizhlemzë, pulëdushke, skjepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shaptore, shepkujcë, sheptore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.