Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. 1. (lat. Scolopax rusticola) Shpend i murrmë lara-lara, me sqep të gjatë, të hollë e të drejtë, që jeton nëpër vende me shkurre e pyje me lagështirë dhe ka mish të shijshëm; shapkë, pulëdushke. Kishte gjuajtur vetëm dy shaptore. I zuri syri një shaptore në barin e harlisur. Po ndiqte me sy lëvizjet e shaptores.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të përbëra për lloje të ndryshme shaptoresh. Shaptorja afrikane (lat. Crecopsis egregia) shpend me shpinë ngjyrë kafe në të zezë, me kokë dhe gjoks ngjyrë gri dhe me sqep e sy të kuq. Shaptorja australiane (lat. Porzana fluminea) shpend i vogël me trup ngjyrë kafe në pjesën e sipërme, ndërsa në pjesën e poshtme të trupit ngjyrë gri me disa vija të zeza e me pika të bardha, ndërsa sqepin dhe këmbët në ngjyrë të verdhë. Shaptorja bishtzezë (lat. Amaurornis bicolor) shpend me ngjyrë kryesisht gri, vetëm krahët në ngjyrë kafe, ndërsa këmbët në ngjyrë të kuqe të zbehtë. Shaptorja e Galapagosit (lat. Laterallus spilonota) zog i vogël tokësor, endemik i Galapagos, me ngjyrë gri të errët dhe me shpinë kafe, sy të kuq dhe njolla të vogla të bardha në gjysmën e trupit. Shaptorja e gurishtave (lat. Oedicnemus crepitans) shpend zakonisht i natës, sepse ditën nuk bie në sy, me trup ngjyrë kafe me vija, me sy të mëdhenj të verdhë dhe këmbë të trasha të verdha. Shaptorja gushëbardhë (lat. Laterallus albigularis) shpend me kurorë, zverkun dhe pjesën e sipërme në ngjyrë kafe, ndërsa barkun deri tek bishti në bardh e zi. Shaptorja këmbëkuqe (lat. Rallina fasciata) shpend me qafë dhe gjoks ngjyrë kafe në të kuqe dhe me këmbë të kuqe e me disa njolla të kuqe rreth syrit. Shaptorja njëngjyrëshe (lat. Amaurolimnas concolor) shpend me ngjyrë kafe dhe këmbë të kuqërremta, me sqep ngjyrë të gjelbër në të verdhë. Shaptorja rënkuese (lat. Numenius phaeopus, Scolopax phaeopus) shpend me ngjyrë gri në kafe dhe me sqep të gjatë e të lakuar poshtë; kojliku. Shaptorja sqepkthyer (lat. Numenius arquata) shpend i madh me ngjyrë kafe në të hirtë dhe me sqep të përthyer. Shaptorja sqepverdhë (lat. Amaurornis flavirostra, Zapornia flavirostra) shpend me pendë të zeza, me sy të kuq dhe sqep të verdhë.
✱Sin.: skjepçë, sqepçë, sqepgjatë, sqeptore, shapkore, shepkë, shepkore, qerjorinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë