Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHÉNJ/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Nis të piqet, fillon e merr ngjyrë, përshenjet (për pemët). Kajsitë kanë filluar të shenjen. I volën fiqtë pa u shenjur. U shenj rrushi i bardhë. Pemët u shenjën.
2. vetv., vet. v. III Nxjerr gjethe e lule. Është shenjur mali. Janë shenjur pemët.
3. Zë e duket më shumë diçka. I është shenjur gjiri nga shtatzënia. Ka filluar t’i shenjet barku.
✱Sin.: përshenjet, shenjohet, skuqet, përskuqet, kuqërrohet, larohet, laracohet, blerohet, gjelbërohet, bulëzohet, fryhet, duket, shenjohet, shfaqet.
SHÉNJUR (i, e) mb. 1. Që ka dhënë shenjat e para të pjekjes, i pjekur, i përshenjur. Qershi e shenjur. Mollë e shenjur. Frutë e shenjur.
2. Vajzë gati e fejuar, e caktuar. Vajzë e shenjur. Goca e shenjur doli në dritare që ta shihnin.
3. fig. Që është shquar për diçka, i dallueshëm. Figurë e shenjur për bamirësi. I shenjur për trimëri.
✱Sin.: i pjekur, i përshenjur, i skuqur, e fejuar, e caktuar, e zënë, i shquar, i dalluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë