Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJTËRÓR,~E mb. 1. fet. Që është i mbushur me shenjtëri dhe për këtë arsye të imponon nderim (zakonisht për njerëz, objekte të veçanta, rite a vende), i shenjtë; prej shenjti; kund. profan. Butësi shenjtërore. Fytyrë shenjtërore. Porosi shenjtërore. Parim shenjtëror.
2. fig. Që është i denjë për nderim apo respekt të madh. Kishte diçka shenjtërore në ato duar. Rrëfim shenjtëror. Qasje shenjtërore drejt lirisë.
✱Sin.: hyjnor, i hyjnizuar, i shenjtëruar, i pacenueshëm, i paprekshëm.
SHENJTËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. 1. Në traditat e ndryshme fetare një vend që ka marrë një karakter të shenjtë për shkak të shfaqjes ose pranisë së hyjnisë në të ose për shkak se është i lidhur me ngjarje dhe dukuri të konsideruara si të shenjta, hyjnore. Nderim për shenjtëroren. Hyri në shenjtërore.
2. Në traditën e krishterë një vend përkushtimi i lidhur me ngjarjet ose manifestimet hyjnore të shenjtorëve dhe martirëve; një pjesë e kishës ku ruhen relikte shenjtërish dhe për këtë arsye është kthyer edhe në vend pelegrinazhi; faltore, tempull. Ndërtimi i shenjtërores. Shërbesa në shenjtërore. Shugurimi i shenjtërores.
3. Pjesë e kishës katolike e ortodokse, në formë gjysmërrethi e me kube, ku prifti kryente shërbesat fetare dhe ku jepej kungimi, nafora etj., kungë, ajodhimë. Altari e shenjtërores.
✱Sin.: faltore, tempull, kungë, kungore, hijerore, hyjnore, absidë, ajodhimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë