Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJTËRÍ,~A f. kryes. nj., fet. Të qenët i shenjtë. Hapi i parë drejt shenjtërisë. Jemi të thirrur për shenjtëri. Shenjtëria e një muaji. Shenjtëria e krishterë. Nënë Tereza ishte vetë mishërimi i shenjtërisë. Aureola e shenjtërisë së tij.
2. Titull që i jepet Papës, një peshkopi ortodoks a një gjyshi bektashian. Shenjtëria e tij, Papa Françesku. Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
SHENJTËRÓR,~E mb. 1. fet. Që është i mbushur me shenjtëri dhe për këtë arsye të imponon nderim (zakonisht për njerëz, objekte të veçanta, rite a vende), i shenjtë; prej shenjti; kund. profan. Butësi shenjtërore. Fytyrë shenjtërore. Porosi shenjtërore. Parim shenjtëror.
2. fig. Që është i denjë për nderim apo respekt të madh. Kishte diçka shenjtërore në ato duar. Rrëfim shenjtëror. Qasje shenjtërore drejt lirisë.
✱Sin.: hyjnor, i hyjnizuar, i shenjtëruar, i pacenueshëm, i paprekshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë