Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vendos një shenjë për ta dalluar, e bëj me shenjë, shenjoj. Markoj territorin.
2. sport. Mbroj kundërshtarin në lojërat me top, mbuloj. Mbrojtësi po markonte mesfushorin kundërshtar. Duhet ta kishte markuar më mirë flokëverdhin që të mos e bënte dot golin.
3. biol., mjek. Tregon praninë e diçkaje, e një karakteristike kimike ose fizike në ADN.
4. gjuh., vet. v. III Tregon klasën a funksionin gramatikor ose semantik të një fjale, si për shembull mbaresat e zgjedhimit të foljeve, mbaresat e lakimit të emrave etj.; e bën një element gjuhësor më të dallueshëm sesa një tjetër. Markon zanoren.
PARASHENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shenjoj paraprakisht, paracaktoj; paravendos se ç’do të ndodhë ose si do të ndikojë mbi diçka.
PËRSHENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë shenjë, shenjoj, markoj. Përshenjon objektet paraardhëse ose pasardhëse.
2. Shenjoj kufirin e diçkaje; kufizoj. Përshenjojnë zonat e peshkimit.
3. Tregoj. Teshat e bardha si bora kanë përshenjuar gjithnjë pastërti e prestigj social.
SHENJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë shenjë diçkaje, e bëj me shenjë diçka, caktoj, përzgjedh. Shenjuan drurët që do të priten. Shenjoi shtëpitë që do të shembeshin.
2. Marr shenjë me armë. E shenjoi në ballë. Shenjoi në qendër.
3. Jep shenjat e para të pjekjes, e bën të piqet një pemë; përshenj. Korriku shenjoi pak rrushin. Dielli i majit i shenjoi qershitë.
4. Fejoj; ndërroj shenjat. E shenjoi djalin. Shenjoj vajzën këtë verë.
5. Përzgjedh dikë për një punë, caktoj. Fshati e shenjoi atë për ta kryer detyrën. Kishin shenjuar dy vetë si përfaqësues të senatit.
6. fig. Ka rëndësi a vlerë, lë gjurmë (zakonisht një ngjarje, një fakt) në jetën e dikujt. Ajo ngjarje ka shenjuar jetën e tij. Ky term shenjon traditën në gjuhën shqipe.
7. gjuh. Përfaqëson një domethënie të caktuar, një koncept, kuptoj, tregoj. Fjala “gjellë” shenjonte dikur “jetën”. Ngjyra e gjelbër shenjon shpresë. Shenjoj diçka nga realiteti.
✱Sin.: caktoj, përzgjedh, shenj, përshenj, laron, laracon, kuptoj, tregoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë