Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►SHÉNJ/ET jovep., ~(u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Nis të piqet, fillon e merr ngjyrë, përshenjet (për pemët). Kajsitë kanë filluar të shenjen. I volën fiqtë pa u shenjur. U shenj rrushi i bardhë. Pemët u shenjën.
2. vetv., vet. v. III Nxjerr gjethe e lule. Është shenjur mali. Janë shenjur pemët.
3. Zë e duket më shumë diçka. I është shenjur gjiri nga shtatzënia. Ka filluar t’i shenjet barku.
✱Sin.: përshenjet, shenjohet, skuqet, përskuqet, kuqërrohet, larohet, laracohet, blerohet, gjelbërohet, bulëzohet, fryhet, duket, shenjohet, shfaqet.
►SHENJ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Përshenjet, është duke u pjekur. Shenjohet rrushi. Është shenjuar misri.
2. vet. v. III, pës. e SHENJÓJ. Shenjohet shtegu verior i ngjitjes në majë. U shenjua edhe shtegu i Dajtit. Shenjohet vendvarrimi i dyshuar. Gjatësia e zanores nuk shenjohet në gjuhën shqipe. Kryetari shenjohet me shumicë votash. Janë shenjuar librat që duhen lexuar. Jeta e saj shenjohet nga ngjarje tragjike. Leximi shenjohet nga një ngjarje tjetër e rëndësishme. Fjala shenjohet me një domethënie tjetër. Të shenjohet fjala me të gjitha kuptimet.
✱Sin.: caktohet, përzgjidhet, larohet, laracohet, piqet, shenjet, përshenjet, kuptohet, tregohet.
SHKRONJÓR,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me shkrimin. Rend shkronjor.
2. Që shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Mesazh shkronjor. Mosbarazim shkronjor. (mat.) Shprehje shkronjore. (mat.) Njehsim shkronjor. (mat.) Përbërje shkronjore. (gjuh.) përbërje tingullore. Shkrim shkronjor (gjuh.) shkrim alfabetik. Sistem shkronjor (gjuh.).
3. fig. Që ka vlera të veçanta, që shenjohet me shkonja për rëndësinë që ka. Urë kulturore e shkronjore. Epope shkronjore e atij shkrimtari. Monument shkronjor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë