Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shenjet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIQEM

PÍQEM jovep., PÓQA (u), PJÉKUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i gatshëm për t’u ngrënë pasi zbruhet e rreshketfurrë ose në zjarr. U poqën bukët. U poq mishi. U poq byreku (lakrori). U poqën patatet (specat). U poq kafeja.
2. vetv., vet. v. III Bëhet më i fortë, më i qëndrueshëm, më i ngjeshur etj. në furrë ose në një vendmbyllur me temperaturëlartë. U poqën tullat (tjegullat, shtambat, qypat). U poq gëlqerja.
3. vetv., vet. v. III Arrin zhvillimin e vet të plotë (një pemë, drithi etj.) dhe ështëkohën më të mirë për t’u vjelë, për t’u korrur a për t’u përdorur. U poq gruri. U poqën mollët (fiqtë). U poq rrushi. U poqën pjeprat. U poqën para kohe (vonë). S’është pjekur mirë.
4. fig., vetv. Nxehem shumë e skuqem a rreshkem duke qëndruardiell, pranë zjarrit etj., thekem. U poqëmdiell (pranë zjarrit). U poq nga këmbët (nga shpatullat).
5. vetv., vet. v. III Mbledh qelbin plaga, arrin në një fazë kur, pasi ka mbledhur, është gatiçahet.
6. vetv., vet. v. III Arrinfazën kur e nxjerr këlbazën. M’u poq kolla.
7. fig., vetv. Bëhem i aftë për jetën a për një veprimtari, duke fituar përvojën e njohuritë e nevojshme, duke u kalitur etj.. Është pjekur shpejt ai djalë. U poq para kohe. Në të ri çka piqet, s’hiqet. (fj. u.).
8. fig., vetv. Arrij moshën e pjekurisë. U poq e duhetngrejë familje.
9. vetv., vet. v. III Arrin kulmin ose pikën më të lartëzhvillimit (një gjendje, një dukuri etj.).
10. vetv., vet. v. III Arrin në një gjendje kur është gatishpërthejë e të veprojë për të sjellë ndryshimereja cilësore. U poqën kushtet për diçka. U poq situata për ndryshime statutore. U poqën kushtet ekonomike (politike).
11. pës. e PJEK.
Sin.: arrihet, bëhem, vjen, digjem, burrërohem, rritem, mushtohem, urtësohem, nxehem, skuqem, rreshkem, thekem, kalitem, stërvitem, forcohem, kërthndezem, ndreqem, përmirësohem, ngrihem, zhvillohem, përgatitem, shenjet, përshenjet, motëson, karrtet, zbruhet, zhunget, ndulket, përflaket, përcëllohet.
*Digjem e piqem. M’u poq (m’u tha) *buza (për diçka). I është pjekur *gruri (dikujt) keq. *Mishipiqet e helli të mos digjet. (fj. u.). Nuk i është pjekur ashti (*kocka) (dikujt). Piqet (digjet) në *prush (dikush). Sheh *molla mollën e piqet. Sheh *rrushi rrushin e piqet. E pjek *mendjen (për diçka).

PËRSHENJET

PËRSHÉNJ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Sapo fillonpiqet një pemë, jep shenjat e parapjekjes. U përshenj rrushi. U përshenjën portokallet.
2. fig. Jep shenjat e parazhvillimit një dukuri etj.; shfaqet diçka. U përshenjën tiparet e një dramaturgjie të re.
Sin.: shenjet, shënon, laroshet, larohet, laracohet, larushitet, mufkohet, shfaqet, duket, buthton.

SHARKITET

SHARKÍT/ET jovep., ~(u), ~UR, vetv. Fillon e përshenjet kokrra-kokrra (zakonisht për frutat), shenjet lëkura. U sharkit kumbulla.

SHËNOJ

SHËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj një shenjë dikujt a diçkaje për ta dalluar; i vë shenjën e fabrikës. Shënoj bagëtinë. Shënoj pemët e thara për prerje. Shënoj me lapskuq.
2. Mbaj shënim për diçka; shkruaj shënimeshkurtra, regjistroj me shkrim. Shënoj ngjarjet. Shënoj numrin e fletëvevotimit. Shënoj ditët e pushimit. Shënoj ankesat. - Shëno numrin e celularit. - Shënomëni edhe mua!
3. E paraqit një send, një madhësi, një të panjohur etj. me një shenjë konvencionale, e jap diçka me një shenjëposaçme. Shënoj me x (me y, me a, me b). E shënoj me një katror (me një rreth, me një kryq).
4. Tregoj a vendos cakun e diçkaje, caktoj; caktoj dikë a diçka për një punë; vë në dukje, theksoj. Shënoj kufijtë në një lidhje. Shënuan ditën e fejesës. Siç e shënuamlart.
5. vet. v. III Tregon një madhësi. Termometri shënoi 300 C. Temperatura shënoi -100 C.
6. Arrij një përfundimmirë, një sukses. Shënojmë arritjereja. Shënoi kohën më të mirë (në një garë atletike). Shënoj një rekord botëror. Shënon një arritje të re.
7. vet. v. III Dëshmon a pohon për momente a ngjarjerëndësishme, një pikë kthese. Marrëveshja shënoi një hap përparamarrëdhënien e tyre. Ky vit shënon një etapë të re tek prodhuesit vendas. Ngjarja shënoi një kthesëpapritur. Botimi shënon sprovën e parëautorit. Shënon kulmin e diçkaje.
8. fig. Kujtoj një ditëshënuar, përkujtoj. Shënoj 28 Nëntorin. Shënoi 1 Majin. Shënojmë Ditën e Flamurit.
9. Bëj vaksinën, vaksinoj. Shënoj linë. Shënova fëmijët.
10. edhe jokal. Marr shenjë me armë, shënjoj. - Mbaj frymën e pastaj shëno! - Shënoje në mes!
11. sport. Bëj gol, kosh a pikë (në futboll, në basketboll ose në volejboll). Shënoi golin e parë. Shënoi me skuadrën e zemrës. Shënoi tre kosha. Shënoi në setin e parë.
12. jokal., vet. v. III Shenjet, përshenjet; nisformojë frytin, nisnxjerrë kokrra. Kanë shënuar dardhat. Shënuan fiqtë. Edhe qershitë kanë shënuar.
Sin.: shkruaj, regjistroj, qëmtoj, vë, caktoj, pres, tregon, theksoj, arrij, vaksinoj, përkujtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.