Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shenjëzohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHENJËZOHET

SHENJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. libr. Vishet me një simbolikë, simbolizohet. Sakrifica shenjëzohet me flijimin.
2. pës. e SHENJËZÓJ. Nuk mbeti cung pa u shenjëzuar. Këtë vit janë shenjëzuar disa monumente natyrore. U shenjëzuan vendparkimet e zonës. Personazhi shenjëzohet si një i ri ambicioz. Në poezi shenjëzohen edhe tematjera. Bota shpirtërore shenjëzohet me vija e trajta shumëngjyrëshe.
Sin.: simbolizohet, përfaqësohet, nënkuptohet, shënohet, shprehet, tregohet, mishërohet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.