Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tregim kufijsh ujorë me mjete pluskuese. Shenjëzim i hapësirës kufitare. U realizua shenjëzimi i kufijve. Shenjëzimi u realizua me sukses.
2. Një objekt, vend, hapësirë gjeografike etj., që është shenjëzuar për t’u identifikuar, për t’u dalluar, shenja që i ndihmojnë njerëzit që të orientohen në rrugë. Shenjëzimi i vendpushimeve. Shenjëzimi i vendeve me interes publik. Vendosja e shenjëzimit. Projekti i shenjëzimit. Shenjëzimi me vija të bardha. Rrugë pa shenjëzim.
3. gjuh. Marrëdhënia mes shenjuesit dhe të shenjuarit. Semiologjia e shenjëzimit. Shenjëzimi i sistemit të shenjave gjuhësore.
4. gjuh. Akti i shenjimit, akti i përdorimit të një shenje për të shënuar një domethënie, kuptim; emëtim. Procesi i shenjëzimit.
5. spec. Përdorimi i një sistemi figurash ose simbolesh në një fushë të specializuar (gjuhësi, letërsi, semiotikë, muzikë etj.); shprehja e koncepteve, e ndjenjave etj., me anë të simboleve. Shenjëzimi i realitetit. Shenjëzim letrar. Shenjëzimi i bukurisë. Shenjëzim i ligjërimit.
✱Sin.: simbol, simbolizim, përfaqësim, shënim, tipizim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë