Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHÉNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Njollë a gjurmë e vogël. Sa për shenjëz. Mbi letrën e verdhë ishte ngjitur shenjëza e kuqe që tregonte ngutje. Mjaftoi vetëm një shenjëz që të niste gara. Kishte vendosur disa shenjëza që nuk binin aspak në sy. S’dukej asgjëkundi asnjë shenjëz shprese.
2. vet. sh. ~A, ~AT astr. Grup yjesh në yjësinë e Demit (me sy të lirë shihen 6-9 yje); plejadë, pulëza. Doli të shihte shenjëzat. Nuk matej me shenjëzat e palëvizshme në qiell. Shenjëzat qiellore.
3. mjek. Mish i huaj, lyth, lez, nishan. I ka dalë një shenjëz në fytyrë.
✱Sin.: plejadë, pulëz, klloçkë, lyth, lez, nishan.
►SHENJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. libr. Vishet me një simbolikë, simbolizohet. Sakrifica shenjëzohet me flijimin.
2. pës. e SHENJËZÓJ. Nuk mbeti cung pa u shenjëzuar. Këtë vit janë shenjëzuar disa monumente natyrore. U shenjëzuan vendparkimet e zonës. Personazhi shenjëzohet si një i ri ambicioz. Në poezi shenjëzohen edhe tema të tjera. Bota shpirtërore shenjëzohet me vija e trajta shumëngjyrëshe.
✱Sin.: simbolizohet, përfaqësohet, nënkuptohet, shënohet, shprehet, tregohet, mishërohet.
SHENJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Përcaktoj, tregoj me shenja (një rrugë, vend, hartë etj.). Shenjëzoi nëpër drurë shtegun. Shenjëzon rrugët e qytetit. Pllaka shenjëzon memorialin. - Shenjëzo përgjigjen e saktë.
2. spec. Shënoj diçka me anë të një sistemi figurash ose simbolesh në një fushë të specializuar, simbolizoj. Poezia shenjëzon perceptimet e krijuesit. Ai krijim shenjëzon realitetin tragjikomik.
3. fig. I atribuoj dikujt a diçkaje një vlerë simbolike, simbolizoj. Ai qytet në lashtësi shenjëzonte provincën.
✱Sin.: simbolizoj, përfaqësoj, nënkuptoj, tregoj, mishëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë