Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJURMËLË́NËS,~E mb. usht. Që lë gjurmë të ndritshme gjatë vijës së fluturimit. Fishek (plumb) gjurmëlënës. Predhë gjurmëlënëse.
✱Sin.: gjurmues, shenjëlënës.
SHENJË- fjalëform. Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra, si: shenjëdhënës, shenjëlënës, shenjëmirë etj.
SHENJËLËNËS,~E mb., usht. 1. Që lë gjurmë. Plumb shenjëlënës. Predhë shenjëlënëse.
2. fig. Që lë mbresa, gjurmë. Takim shenjëlënës. Alfabet shenjëlënës. Ishte ndër shokët më të vjetër e më shenjëlënës.
3. si em. Ai që lë gjurmë gjatë lëshimit në ajër, gjurmëlënësi. Përdor shenjëlënës.
SHENJËLËNËS,~I m. sh. ~, ~IT fig. Ai që lë gjurmë me punën a kontributin e tij. Shenjëlënësi i letërsisë shqipe.
SHENJËLËNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që lë gjurmë me punën a kontributin e vet. Shenjëlënëse në pikturë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë