Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJË- fjalëform. Pjesa e parë e disa fjalëve të përbëra, si: shenjëdhënës, shenjëlënës, shenjëmirë etj.
SHENJËDHËNËS,~E mb., usht. Që shërben për të dhënë shenjë për diçka, që përdoret për të lajmëruar dikë; gjurmëlënës, gjurmues. Fishek shenjëdhënës fishek me ngjyrë që përdoret për të dhënë shenjë. Raketë shenjëdhënëse raketë me ngjyrë që përdoret për të dhënë shenjë. Pistoletë shenjëdhënëse pistoletë që përdoret për të hedhur raketa me ngjyrë.
✱Sin.: gjurmëlënës, gjurmues.
SHENJËDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Pajisje e sinjalizimit rrugor, me drita dhe ngjyra; semafor. U ndez shenjëdhënësi. Shenjëdhënësi ishte me ngjyrë të kuqe. Shenjëdhënësi nuk po punonte.
2. Punëtor që bën shenjat që drejtojnë lëvizjet e trenave. Punon si shenjëdhënës. Shenjëdhënësi nuk ishte në vendin e caktuar kur u përplas treni.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë