Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHEMSHÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [SHIMSHÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT] bot. 1. (lat. Buxus sempervirens L.) Shkurre me degë të dendura e me gjelbërim të përhershëm, me gjethe vezake, që përdoret për të bërë orendi, vegla pune, çibukë, lodra; bush. Lugë shemshiri. Pinte duhan me çibuk të bërë prej shemshirit. Macja ishte fshehur poshtë shemshirit. Në oborr gjelbëronte vetëm shemshiri.
SHIMSHÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [SHEMSHÍR,~I] bot. 1. (lat. Buxus sempervirens L.) Shkurre me gjelbërim të përhershëm. Çibuk shimshiri. Shtëpi e rrethuar me shimshir. Krasit shimshirin. Gërshërë për shimshir.
2. bot. (lat. Salix) Lloj shelgu.
3. (lat. Myrthus communis) Shkurre ose dru me gjelbërim të përhershëm, me gjethe përgjatë gjithë degëve, që përmbajnë një lloj vaji aromatik, me lule të bardha me ngjyrim të kuq, që lidhin kokrra të vogla që nxihen kur piqen; mërsinë, mente.
✱Sin.: bush, bushk, kastër, pikës, mërsinë, mente, merët, lestine, cimarte, netull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë