Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shelqëror”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FURKAÇE

FURKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shkop i trashë e i gjatë me një bigëmajëshërben për të mbajtur degët e një peme që të mos thyhen ose për të mbajtur njërën anëbarrës kur ngarkojmë kafshët; bigaçe, ngarkaçe. Furkaçet e hurmave. I vë furkaçe. Mbaj anën me furkaçe.
2. Furkë e vogël për të tjerrë lesh etj. Vuri furkaçen në brez.
Sin.: bigaçe, bigë, ngarkaçe, kërrabë, furkë, furkëz, çatalle, çandër, qatër, shelqëror, kacarrik, mbajtëse, mbështetëse, krevë, garravesh.
Ia vuri këmbëtfurkaçe (dikujt) shih ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt).

NOGORE
SHALATOR

SHALATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru me grremça, i ngulurtokë; shelqëror. Dru shalator. Dru i duhur për shalator.
2. Furkë për të mbajtur hardhitë. I vë shalatorin hardhisë. Hardhia mbështetej mbi dy shalatorë.
Sin.: shelqëror, këmbës, kërrikull, furkaçe, mbajtëse, mbështetëse, bigaçe.

SHELQËROR

SHELQËRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dru i gjatë me veshë a grremça, që e ngulintokëstane për të varur në të napat e djathit ose enët e bulmetit; këmbës, kërrikull. E nguli shelqërorin. Dru për shelqëror. E vari bulmetinshelqëror. Plori e shelqërori na kanë mbajtur e na mbajnë gjallë (fj. u.).
2. Furkë për të mbajtur hardhitë ose degët e pemëve kur janë shumëngarkuara me rrush a me fruta; furkaçe. Mban hardhinë me shelqëror. Shelqërori e mbajti drejtë hardhinë. I vë një shelqëror hardhisë.
3. vjet. Dru për të varur pushkët. Var pushkënshelqëror. Marr armën nga shelqërori.
Sin.: kripës, kripësnik, këmbës, kërrikull, furkaçe, furkë, bigaçe, bigë, ngarkaçe, kërrabë, çatalle, çandër, mbështetëse, mbajtëse, qandër, qatër.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.