Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAICIZÚAR (i, e) mb. Që është laicizuar; i shekullarizuar. Profil i laicizuar. Problematikë e laicizuar.
►SHEKULLARIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës. e SHEKULLARIZÓJ. Institucionet janë shekullarizuar nga shteti. U shekullarizua popullsia. Letërsia është shekullarizuar.
SHEKULLARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. E shkëput nga përkujdesja a ndikimi i klerit, duke i dhënë karakter laik a shtetëror; e bëj laik diçka a dikë. Shekullarizoj shkollën. Kanë shekullarizuar shtetin. Shekullarizuan edhe letërsinë.
2. drejt. E kthej në pronë të shtetit një pronë të kishës. Shteti shekullarizoi manastiret. Shekullarizuan abacitë. Qeveria i shekullarizoi kolegjet me një dekret.
SHEKULLARIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është liruar nga zotimet fetare duke u bërë laik, që nuk është nën ndikimin kishtar; kund. kishtar. Prift i shekullarizuar. Popull i shekullarizuar. Vlera të shekullarizuara.
2. Që ka kaluar nga pronë kishtare (zakonisht për institucione) në laike; i shtetëzuar. Institucion i shekullarizuar. Shkollë e shekullarizuar.
✱Sin.: laik, jofetar, profan, i shtetëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë