Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DJALLËZÍ,~A f. sh. ~, ~TË [DJALLËZÍ,~A f. sh. ~RA, ~RAT] 1. Të qenët i djallëzuar; prirje për të mashtruar të tjerët e për të bërë prapësi; kund. padjallëzi. Ka djallëzi. Është njeri me (pa) djallëzi. E bëri (e ka) me (pa) djallëzi. E fsheh djallëzinë. Enë e ligësisë, shpirt i djallëzisë. (fj. u.).
2. Veprim i pabesë e tinëzak që bën dikush për të ngatërruar a për të mashtruar të tjerët, për të shtënë dikë në grackë etj., punë e prapë,; dhelpëri. Djallëzitë e armikut. I di të gjitha djallëzitë. Ka bërë shumë djallëzi. S’hoqi dorë nga djallëzitë. Ia zbuluan djallëzitë. I ka në gjak djallëzirat.
✱Sin.: shejtani, shejtanllëk, dreqësi, djalli, paudhësi, dijekeqësi, prapësi, paudhësi, theke, qerratallëk, dinakëri.
SHEJTANLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. Shejtani, prapësi, djallëzi. Ishte i diplomuar për shejtanllëqe. Ka shejtanllëqe ai djalë. Gjyshi qeshi (foli) me shejtanllëk. U përpoq të mbrohej me shejtanllëk. Nuk e kishte përdorur fuqinë për shejtanllëqe.
SHEJTANËZÍ,~A f., sh. ~, ~TË 1. Prirje për mashtrime e prapësi. E bëri me shejtanëzi. E fsheh shejtanëzinë. Përdor shejtanëzi kur flet.
2. Veprim i pabesë, tinëzak e keqdashës për të mashtruar a për të ngatërruar të tjerët; djallëzi; dhelpëri, dredhi. U përpoq ta justifikonte atë shejtanëzi. E vetmja për shejtanëzi. I dhënë për shejtanëzi.
✱Sin.: shejtani, shejtanllëk, djallëzi, dreqësi, dreqni, paudhësi, prapësi, dhelpëri, dredhi, dijekeqësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë