Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHËNDETPLÓTË mb., libr. Që është i shëndetshëm, që gëzon shëndet të plotë, që nuk vuan nga ndonjë sëmundje; kund. shëndetlig. Njerëz shëndetplotë. Fëmijë shëndetplotë. Një vit shëndetplotë! (ur.)
✱Sin.: i shëndetshëm, faqekuq, faqemollë, faqembushur, faqeprush, faqeshegë, faqerrumbullak, faqetrëndafil, shegan, mollash, i shëndoshë, i fuqishëm, i fortë, kokorosh.
SHËNDÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka shëndet të mirë, që është rritur e zhvilluar mirë, i shëndoshë, shëndetplotë; kund. i dobët. Foshnjë e shëndetshme. Vajzë e shëndetshme. Trup i shëndetshëm. Zemër e shëndetshme. Fytyrë e shëndetshme. Dhi (bagëti, kafshë) të shëndetshme. Perime të shëndetshme. Zëvendësoi fidanët e shëndetshëm. Rritje e shëndetshme.
2. Që është i mirë e i dobishëm për shëndetin. Ushqime të shëndetshme. Mëngjes i shëndetshëm. Ajër i shëndetshëm. Klimë e shëndetshme.
3. fig. Që i shërben edukimit dhe mirëqenies mendore e emocionale. Mësimdhënie e shëndetshme. Stil jete i shëndetshëm. Art i shëndetshëm. Terren i shëndetshëm. Bazë e shëndetshme.
✱Sin.: shëndetplotë, faqekuq, faqemollë, faqembushur, faqeprush, faqerrumbullak, faqeshegë, faqetrëndafil, shegan, mollash, i shëndoshë, i fuqishëm, i fortë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë