Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHATËRVÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrjedhë artificiale uji, që hidhet përpjetë me forcë e bie në një pellg të rrethuar e të zbukuruar, që gjendet në një lulishte, park etj. Shatërvan madhështor. Hapësirë me një shatërvan në mes. Nuk pinte ujë shatërvani. U zhyt në shatërvan.
2. Curril a rrymë uji, nafte etj. që shpërthen nga dheu e hidhet përpjetë me forcë. Uji shpërtheu si shatërvan. Shatërvan nafte. Llava e vullkanit kishte shpërthyes si shatërvan.
3. fig. Diçka që shpërthen e hidhet përpjetë me forcë dhe bie përsëri në trajtë tende. Shatërvan shkëndijash. Plaga i rridhte si shatërvan.
VALËBÁRDHË mb., poet. Që i ka valët të bardha, të mëdha dhe të turrshme, valëshkulm. Drini valëbardhë zbret nga mali për t’u derdhur në fushë. Lumi valëbardhë që kalon përmes fshatit turfullonte, duke sjellë shkumë pas vetes në çdo kthesë. Deti valëbardhë godet brigjet me forcë, duke krijuar një shkumë të bardhë që hidhej lart si shatërvan.
✱Sin.: shkulmëmadh, valëmadh, tallazmadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë