Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shastisje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CAPARIM

CAPARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur caparoj dikë ose kur caparohem, hutim.
Sin.: shastisje, përhumbje, trullosje, hutërrim, çakërdisje, trallisje.

DELIR

DELÍR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek., psikol. Gjendje turbullie mendore kalimtare, e shoqëruar me ethe, me dehje dhe me çrregullimetjera fizike si çorientim, shqetësim dhe halucinacione; kllapi, jerm. Ra në delir. Bërtitidelir.

2. fig.Përçartje; dalldi, shastisje. Deliri i madhështisë.

HABITJE

HABÍTJ/E,~A f. sh. ~, ~ET Përshtypja ose habiavjen nga diçka e papritur dhe e pabesueshme; të habiturit. E humbi nga habitja. Pyetën me habitje. Shikoj me habitje.
Sin.: habi, çudi, çuditje, të habiturit, mahnitje, çmerim, çmeritje, hutim, shastisje, topitje.

HARRUAR

HARRÚAR,~IT (të) as., edhe psikol. Paaftësi për të mbajtur mend; harresë.
Sin.: harresë, matufosje, shastisje.

PËRGJUMJE
PËRHUMBJE

PËRHÚMBJ/E,~A f. Gjendja kur përhumb dikë ose kur përhumbem. Ndjenjë e përhumbjes.
Sin.: humbje, hutim, largim, shpërndarje, hutim, shastisje, përçartje.

SHAPAKOTJE
SHUSHATJE
TAJITJE
TRABUQETJE

TRABUQÉTJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gjendje kur trullosem; hutim, shastisje. Tarabuqetje e madhe.

TRALLISJE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.