Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shartohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FITIL

FITÍL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i hollë prej disa fijeshdredhura pambuku, liri, kërpi etj., që futet nga njëra anë në një enë me vajguri ose me vaj dhe ndizetanën tjetër për të bërë dritë ose për të dhënë nxehtësi; fije perikalon përmes qiririt e që ndizet. Fitili i kandilit (i llambës, i furnelës, i qiririt). Iu dogj fitili. Ngre (ul) fitilin e kandilit.

2. spec. Kordon i posaçëm, që kur ndizet e përcjell zjarrin te një pajisje me lëndë plasëse për ta shpërthyer atë, gjatë punimeve në miniera, për qëllime ushtarake etj.  I vuri fitilin minave. Ndezën fitilat.

3. tekst. Fill shumë i trashë pambuku i padredhur mirë, i cili kalon nëpër makinën e tjerrjes, ku tërhiqet e tëhollet sipas nevojës; fije pambuku e hollë dhe e fortëpërdoret si majë për të endur qilima, pëlhurë etj. Fitil pambuku. Çorape fitili. Rregulloj makinën e fitilit. Reparti i fitilit.

4. bised. Copë garze si rrip i hollë, që futetplagë për të ndaluar gjakun ose për të thithur qelbin. I ndërroi fitilat plagës.

5. bised. Pjesë e gjatë dhe e hollëtrajtën e një rripi. Mori një fitil mish.

6. bised. Cigare duhani. A po e ndez një fitil?

7. Pip i vogëlvihettrupin e pemësshartohet. Preu disa fitila për shartime.

Sin.: fill, fije, tojë, stejë, spicë.

U fitilfytyrë (dikush). 1. U zemërua pa masë, u nxeh e qe gati për t’u zënë me dikë; u furrë. 2. U zbeh, u zverdh shumëfytyrë (nga një tronditje, nga frika etj.). Fut fitila (dikush) shih fut fite (dikush). I ka hyrë fitili (dikujt) thjeshtligj. e ka zënë dashuria, ka rënëdashuri me dikë; e ka zënë qymyri (dikë) shak.; ra brenda (dikush). Ka marrë fitilin (dikush) ka marrëftohtë; është i sëmurë nga tuberkulozi; e ka zënë një sëmundje e rëndë, është prekur nga një sëmundje e rrezikshme. nxori fitilat (dikush) shih ma poqi buzën (dikush). S’më puqen fitilat (me dikë) nuk jam i një mendjeje me dikë, kam mendimendryshme nga ai; nuk jam si ai, nuk përputhem me të në karakter, në shije etj.; nuk më shkon muhabeti; s’më puqen pipëzat. I vuri fitilin (diçkaje) shih i vuri flakën (diçkaje).

KRYQËZOHEM

KRYQËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Këmbehem dhe shihem rastësisht me dikë tjetër, i cili vjendrejtimpërkundërt. U kryqëzuamrrugë.
2. vetv., vet. v. III Këmbehet tërthorazi me një tjetëratij lloji. Kryqëzohen vështrimet.
3. biol., vetv., vet. v. III Bëhet a ndodh një kryqëzim racash, fidanësh etj.; hibridizohet; shartohet.
4. fig., vetv., vet. v. III Gërshetohet.
5. pës. e KRYQËZÓJ.
Sin.: këmbehem, hibridizohet, gërshetohet, shartohet.

MISHDREDHJE

MISHDRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E,~ET Qershi e egër në të cilën shartohet qershia e butë pasi qershia e shartuarkëtë mënyrë jeton shumë.

SHARTESË

SHARTÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bujq. Shartim pemësh. Mësoi se si bëhet shartesa. Teknika e shartesës. Shartesa është proces delikat.
2. bujq. Copë ose pjesë e parrënjëzuar e kërcellit, mënjollëpërmban një syth, që merret nga një bimë e dëshiruar, e cila shartohet; drurikemi shartuar. Rrënjëzimi i shartesave. Përgatitja e shartesave. E mbështolli shartesën me kujdes.
3. fig. Diçka e shtuar mbi një tjetër a e bashkuar me të jo në mënyrënatyrshme, gjë që duket si e ngjitur a e shtuar; shartim, shtesë, kompilim. Program me shartesa. Ide plot shartesa. Gjuhë me shartesa.
Sin.: shartim, kalem, syth, pip, pipth, shart, shtesë, kompilim.

SHARTOHET

SHART/ÓHETI jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e SHARTÓJ. Pemët shartohen zakonishtpranverë. U shartuan disa varietete rrushi. Mollëshartohet me dardhë. Kultura perëndimore nuk shartohet lehtë me kulturën vendëse.
Sin.: bulatet, shkurtohet, kryqëzohet, shtohet, bashkohet.

SHARTOHET

SHART/ÓHETII jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SHARTÓJ. Ai shkrimtar nuk mundshartohetjashtmi.
Sin.: shqyrtohet, hulumtohet, hetohet, shoshitet, peshohet, rrahet, përthellohet, pleqërohet, paravendohet, këqyret.

SKAMËN

SKÁM/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT bot. Pemë e ngjashme me manin, por me kokrra majhoshe ngjyrë vjollcëhahenfreskëta ose përdoren për shurup, raki etj.; është delikat, shartohet e rritet me vështirësi. Limonadë skamni. Skamnat shortohen në mana.

ZBUTOHEM

ZBUT/ÓHEM jovep. ~ ÓVA (u), ~UAR 1. vetv. Zbutem.
2. kopsht., vetv., vet. v. III Shartohet.
3. pës. e ZBUTÓJ.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.