Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sharrak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHARAN

SHARAN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Kalë apo kafshë tjetër me pika (dash, cjap); laraman, pikalosh. E nget bukur sharanin. Sharani flinte i qetëhambar. Dëgjoi zilen e sharanit.
2. Qen i larmë, qen laraman, sharo. U dëgjua e lehura e sharanit.
3. Gropa kryesorendodhet në mes në lojën guxhas. I rrëshqiti dhe i ra çomangiasharan.
Sin.: laraman, pikalosh, pikalar, sharadan, sharrak, sharo.

SHARKO

SHÁRKO,~JA m. sh. ~, ~T Dash, cjap apo ka sharan. Tufës i printe sharkoja me këmborë.
Sin.: laraman, pikalosh, sharadan, sharrak, sharo.

SHARO

SHÁRO, ~JA m. sh. ~, ~T Dash, cjap apo ka sharan, sharko. Sharoja mbante zileqafë.
Sin.: laraman, pikalosh, pikalar, sharadan, sharrak, sharko.

SHARRAK

SHARRAK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Pyll i vogël e i veçuar, zakonishtanëarave ku priten a sharrohen drutë; zabel, shpeshtinë, prozhëm. Sharrak me ah. U largua me të shpejtë nga ai sharrak i frikshëm. Në sharrak kishte kafshëegra.
Sin.: zabel, shpeshtinë, prozhëm, korije.

SHARRAK

SHARRAK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Cjap i tredhur. Sharraku kulloste larg tufës. Sharrak pa zileqafë. E theri sharrakun.

SHARRAK

SHARRAK,~UIII m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesa kërcore e hundës, kurrizi i hundës. Kishte dëmtuar sharrakun e hundës.

ZABEL

ZABÉL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pyll i vogël e i dendur a pjesë pylli e ndarëvete, korije. Zabel i dendur (i rralluar, i ripërtërirë). Zabel me dushk. Lis zabeli. Nëpër pyje e zabele. Si një fërfërime flete në zabel. Dhelpra u fut në një zabel. (folk.). Ushëtima e zabelit ta kthen zanin. Në zabelerdha, / Goce të gjeta vetëm. (folk.). Nuk ka zabel pa lisashtrembër. (fj. u.). Zabeli afër të lë pa dru. (fj. u.). Mos shkozabel pa kmesë! (fj. u.). Toka pa zabel si shtëpia pa themel. (fj. u.).
2. Vend me drurë e me shkurredendura. Në mes të zabelit. U futzabel.
3. si mb. Shumë i dendur; që është bërë si pyll. Misri ishte bërë zabel.
Sin.: korije, prozhëm, sharrak.
*Grifshë zabeli.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.