Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BATAKÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete, ai që përpiqet t'ia hedhë dikujt me rrugë të pandershme; njeri i pandershëm të cilit nuk mund t'i zihet besë. Batakçi i regjur (me vulë). Se ç’të vranë batakçinjtë, / Me rroba si arixhinjtë. (folk.). Edhe mustaqelli, edhe batakçi. (fj. u.).
✱Sin.: mashtrues, sharlatan, kallpazan, shpërbetar, xhambaz.
JAKËZBËRTHÝER mb. Me jakë të zbërthyer (zakonisht për ushtarakët e veshur me uniformë, që, si rregull, duhet të jenë të rregullt e jakëmbërthyer); kund. jakëmbërthyer. Personazhi i policit sharlatan e jakëzbërthyer.
MASHTRÚES,~E mb. 1. Që mashtron të tjerët ose që e ka zakon të mashtrojë. Njeri mashtrues.
2. Që është karakteristik për mashtruesit, prej mashtruesi; që bëhet për të mashtruar dikë. Buzëqeshje mashtruese. Metoda mashtruese. Sillet me hipokrizi mashtruese. Veprim (qëndrim, premtim) mashtrues. Veprimtari (sjellje, fjalë, lëvizje, politikë) mashtruese. Plan mashtrues.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenacak, rremash, rrengshor, dredharak, hileqar, hilanjos, hilemadh, dinak, dhelparak, batakçi, kallpazan, kallp, sharlatan, shpërbetar, njimtar.
MASHTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mashtron të tjerët; gënjeshtar; hileqar. Mashtrues i regjur. Dinakëria e mashtruesit. E zbuluan mashtruesin. Nuk ra në duart e mashtruesve.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenacak, rremash, rrengshor, dredharak, hileqar, hilanjos, hilemadh, dinak, dhelparak, batakçi, sharlatan, shpërbetar, njimtar.
MENDJEÇÁLË mb. 1. Që e ka mendjen të mangët, i metë, kaqol. Një sharlatan mendjeçalë. Një njeri mendjeçalë që shfaqet si më i dituri i kësaj bote.
2. si em. m. e f. Njeri mendjeçalë. Mendjeçalët bërtasin me të madhe për gjëra që nuk i dinë.
PANDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka humbur nderin, që i është nxirë faqja; që sillet e vepron pa turp, prapa krahëve a me mënyra të ulëta, jo të ndershme; kund. i ndershëm. Njeri i pandershëm. Grua e pandershme.
2. Që bëhet në kundërshtim me normat e moralit ose me mënyra të ulëta, jo të pastra e jo të ndershme. Punë (vepër) e pandershme. Sjellje e pandershme. Me rrugë të pandershme.
✱Sin.: i pander, i çndershëm, i paturp, i pamoralshëm, i pamoral, amoral, i amoralshëm, imoral, turpemadh, i poshtër, i paskrupull, faqezi, faqenxirë, i pacipë, i ndotë, i pandamus, udhëzi, lakander, lapërdhar, i ulët, lastrok, levarash, lerash, sharlatan, maskara, faqerrogoz, brimadh, i shtrembër, delenxhi, zabërhan, udhëzi.
SHARLATÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve, mashtrues i paturpshëm, batakçi, maskara. Akoma u beson sharlatanëve. Veprime sharlatanësh. E solli me vete atë sharlatan.
2. si mb. Që hiqet si i zoti ose i ditur; mashtrues, i pandershëm, i paturpshëm. Intelektual sharlatan. Ishte tregtar sharlatan.
✱Sin.: batakçi, maskara, mashtrues, hileqar, i pandershëm, i paturpshëm, i poshtër.
TAUMATÚRG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Ai që bën mrekulli; mrekullibërës; magjistar. Shumë shenjtorë (mbretër) kanë qenë taumaturgë. Taumaturg i famshëm.
2. keq. Ai që mëton ose që përhap lajmin e gënjeshtërt se sfidon ligjet e natyrës; magjistar. I është hapur nami se është taumaturg.
✱Sin.: magjistar, shërues, mrekullibërës, fakir, sharlatan, shtrigan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë