Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sharadan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHARADAN

SHARADÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Dash i larmë, sharan, pikalosh. Bleu një dash sharadan. Theri sharadanin. E lidhi sharadanin para shtëpisë.
Sin.: i larmë, laraman, sharan, i sharmë, pikalosh.

SHARAN

SHARÁN,~E mb. 1. është me pulla apo pikazezatrup ose në fytyrë; sykan, pikalosh. Kalë (dash, cjap) sharan. Pelë (dele, dhi) sharane.
2. Që ka disa kokrrazezapërziera me të bardhat (për misrin). Misër sharan.
3.është i zeshkëtfytyrë (mashkull). Djalë sharan.
Sin.: i larmë, laraman, sykan, pikalosh, pikëlosh, pikalar, i sharmë, sharadan.

SHARAN

SHARAN,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Kalë apo kafshë tjetër me pika (dash, cjap); laraman, pikalosh. E nget bukur sharanin. Sharani flinte i qetëhambar. Dëgjoi zilen e sharanit.
2. Qen i larmë, qen laraman, sharo. U dëgjua e lehura e sharanit.
3. Gropa kryesorendodhet në mes në lojën guxhas. I rrëshqiti dhe i ra çomangiasharan.
Sin.: laraman, pikalosh, pikalar, sharadan, sharrak, sharo.

SHARITUR
SHARKO

SHÁRKO,~JA m. sh. ~, ~T Dash, cjap apo ka sharan. Tufës i printe sharkoja me këmborë.
Sin.: laraman, pikalosh, sharadan, sharrak, sharo.

SHARO

SHÁRO, ~JA m. sh. ~, ~T Dash, cjap apo ka sharan, sharko. Sharoja mbante zileqafë.
Sin.: laraman, pikalosh, pikalar, sharadan, sharrak, sharko.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.