Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shaputë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHAPUTË

SHAPÚT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është llapush, i ngathët e moskokëçarës. Mos i thuaj kot shaputës, s’kemirë prej tij. Shaputa skuqej nga turpi derimajëveshit.
2. Ai që është kryemadh, bullafiq (zakonisht për fëmijët). Ku je, shaputa e babit?

SHAPUTË

SHAPÚT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krah. Shputa e këmbëve te disa kafshë, putër, rrëputë. Dorën e kishte sa shaputa e arushës. Sa e paska shaputën! Shaputa e luanit.
Sin.: putër, rrëputë, shputë.

SHAPUTË

SHAPÚT/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Flok i madh bore. Sa qenkan shaputat e borës! Vështronte shaputat e borës dhe çuditej.
Sin.: flushk, flok.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.