Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shaptilograf”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LASTËR

LÁST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT shtypshkr. Fletë e hollë dhe e epshme prej alumini a prej zinku, në të cilën hidhet teksti a figura për ta shtypur pastajletër me shaptilograf ose me ofset. Shtypenpariletër dylli ose në lastër.

SHAPTILOGRAF

SHAPTILOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT shtypshkr. Makinë e posaçmeshërbente për shumëfishimin e një tekstipërgatiturparë në një letër dylli ose në një fletëhollë alumini poligraf. I duhej një shaptilograf i ri. Bojë shaptilografi. Tekst i shtypur me shaptilograf. Ishte prishur shaptilografi.
Sin.: poligraf, ciklostil.

SHAPTILOGRAFIST
SHAPTILOGRAFISTE
SHAPTILOGRAFOHET

SHAPTILOGRAF/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR shtypshkr., vet. v. III, pës. e SHAPTILOGRAFÓJ. Libri qe shaptilografuardisa kopje. Shaptilografohej me vështirësi, sepse ishte tekst i vjetruar.
Sin.: shumëfishohet, riprodhohet..

SHAPTILOGRAFOJ

SHAPTILOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., shtypshkr. Shumëfishojdisa kopje me anë të shaptilografit, shumëzoj, riprodhoj. Shaptilografonte çdo letërardhur prejbirit. Megjithëse qe metodë e vjetër, ajo ende shaptilografonte përkthimet e saj. Ia dha librinshaptilografuar.
Sin.: shumëfishoj, riprodhoj

SHAPTILOGRAFUAR
SHTYP

SHTYP vep., ~A, ~UR kal. 1. Rëndoj me forcë mbi dikë a mbi diçka; i mëshoj diçkaje me dorë, me këmbë a me një mjetposaçëm ose e shtrëngoj fort për ta ngjeshur, për t'i ndryshuar trajtën, për ta thërrmuar a për ta bërë pluhur, për ta shkoqur, për t'i shtrydhur lëngun etj.; ngjesh. Shtyp dyshekun (jastëkun). Shtyp sustën. Shtyp hudhra (qepë, arra, bajame). Shtyp kripë (kafe, sheqer, kanellë). Shtyp plisat (tokën). Shtyp misër. Shtyp rrushin (ullinjtë, domatet). Shtyp me dorë (me këmbë). Shtyp me shtypës (me lugë, me shishe).
2. E dëmtoj dikë a diçka ose e vras fare dikë duke e shkelur, duke rënduar fort mbi të ose duke i kaluar përsipër; e zë poshtë dhe i rëndoj me gjithë peshën e trupit. Shtypi një brumbull (një krimb, një akrep) me këmbë. E shtypi makina (karroca, treni). Për pak e shtypi kali. Zure gjarprin, shtypi kokën! (fj. u.).
3. E ul ose e rrafshoj diçka duke e goditur fort me një mjet a duke rënduar me forcë mbi të. Shtyp një gozhdëkëpucë. Shtyp qeleshen. Shtyp një rrobë me hekur. Ndrys dikë me duar a me këmbë për t'i lehtësuar dhembjet ose për ta çlodhur. I shtypi kurrizin (krahët, këmbët).
4. fig. E mbajnënshtruar dikë, e mbaj nën zgjedhë; e shfrytëzoj. Shtypnin popullin (klasën punëtore, fshatarësinë).
5. fig. E mposht, e dërrmoj, e asgjësoj a i jap fund me dhunë e me forcën e armëve. Shtypin kundërrevolucionin. Shtypëm komplotet e armiqve. E shtypën kryengritjen. E shtypën me zjarr e me hekur (pa mëshirë). Përpiqenshtypin lëvizjet kombëtare.
6. fig. Nuk e lë të shfaqet, të shprehet a të veprojë lirisht; e pengoj, e kufizoj, e ndrydh. Burokratët shtypin kritikën (zërin e masës). I shtypte fëmijët (të bijat).
7. Riprodhojshtypshkronjë me anë mjeteshposaçme tekste, vizatime, figura etj.; daktilografoj; botoj. Shtyp libra (gazeta, revista, pulla). E shtypën me ngjyra. Shtypmakinë shkrimi (me shaptilograf). Shtyp pa gabime (pastër, shpejt).
Shtyp *hudhra (dikush) keq. T’i shtypësh *hudhra (në kokë) (dikujt). Ia shtypi *kokën (kryet) (dikujt). Ia shtypi kryet (*kokën) (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.