Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shapoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LULËSOJ

LULËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Zverdh ose shapoj frutat apo gjethet, u jap ngjyrëverdhëçelët si lulës; i bëjduken të mplakura, të thata a të zbehura para kohe. Dielli i fortë ia kishte lulësuar dardhat para se të piqeshin.
Sin.: zverdh, shapoj, zbeh.

LYEJ

LÝEJ vep., LÉVA, LÝER kal. 1. E bëj diçkasipërfaqe me vaj, me dhjamë etj.; i vë përsipër një shtresë boje ose një lëndë tjetërlëngshme a të butë për t'i dhënë ngjyrë, për ta mbrojtur etj.; suvatoj, i jap ngjyrë diçkaje, ngjyroj; i vë bukës mbi të një shtresë gjalpi a diçka tjetër për ta ngrënë. Leu faqet (fytyrën, trupin, plagën). Lyej murin (shtëpinë). Lyej këpucët. Lyej dyert (dritaret, parmakët). Leu tepsitë me vaj. Lyej rrotat e qerres. Lyej me bojë (me vaj, me dhjamë, me rrëshirë). E leu me baltë (me llaç, me gëlqere). E leu me krem. E leu me jod. Lyej me furçë (me pompë). Leu buzët me të kuq. E leu bukën me gjalpë (me reçel).
2. Zhyt e njom diçka në një lëng; fëlliq, përlyej. I leu rrobat me gjak i bëri gjithë gjak. I leu këpucëtbaltë i përbalti. I ka lyer duart (buzët) me shegë (me arra). Manaferratlyejnë.
3. fig., keq. I vë njollë dikujt, e përlyej; e fëlliq. I leu keq (kokë e këmbë).
4. fig., keq. Fsheh thelbin e vërtetëdiçkaje duke e paraqiturzbukuruar e me tjetër ngjyrë.
Sin.: vajoj, bojatis, ngjyroj, gëlqeros, suvatoj, fërkoj, shapoj, vë, zhys, njom, fëlliq, laturis, përlyej, skuq, njollos, zhyej, fsheh, zbukuroj, mashtroj.
U për ta lyer me *miell (dikush) shaka. Të *lan e të lyen (dikush). Ia leu *dorën (duart) (dikujt) keq. I ka lyer (i ka përlyer) *duart (dikush). I ka lyer duart me *gjak (dikush). lyen e të ngjyen (dikush) keq. shih lan e të lyen (dikush) keq. Ia leu *qerren (dikujt) keq. Ia leu *rrotën (dikujt) keq. E lyen me *sheqer (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.