Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shaluar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KALORTHI

KALÓRTHI ndajf. 1. Mbi kalë; kaluar, shaluar.
2. Brezahypthi.
3. Duke ildisur, me ildisje; me zigzage. Qepje kalorthi.
Sin.: kaluar, shaluar, brezahypthi, kaladibrançe.

PASHALUAR

PASHALÚAR (i, e) mb. Që nuk i është hedhur shala (për kalin, për mushkën etj.); kund. i shaluar. Kafshë e pashaluar.
Sin.: i pashtruar, hergjele, i egër, hamshor.

SHALOHET

SHAL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e SHALÓJ. Kali ishte bërë për t’u shaluar. Nuk shalohej lehtë ajo mushkë.
Sin.: kalërohet, shtrohet.

SHALUAR

SHALUÁR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shilarës, kolovajzë. Lëkundejshaluar.

SHALË

SHÁL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Ndenjëse prej lëkure e vendosur në një strukturëdrunjtë dhe e përbërë nga disa pjesë, që i vihet kalit a mushkësshpinë, shtrëngohet me rrip pas trupittyre dhe shërben për t’u ulur në të. Rrinteshalën e kalit. E kishte shaluar kalin me shalë. Kalë (kafshë) shale kalë (kafshë) që shërben për t'i hipur dhe për të shkuar nga një vend në një tjetër. U kali për shalë. mollë shalëskalit. I rregulloi shalën kalit (mushkës). Ra nga shala e kalit.
2. Pjesashërben për t’u ulur në një biçikletë ose mjet motorik, zakonisht si trekëndësh, që bëhet prej lëkuretrashë dhe prej disa sustash metalike. Biçikletë me shalë lëkure. Rrinte drejt mbi shalën e biçikletës. I vuri biçikletës (motorit) një shalë të re.
3. fig. Niveli më i lartë në një hierarki, në majë. Qëndronte mbi shalën e pushtetit.
Sin.: ndenjëse, ulëse, majë.
Është shalëkalit (dikush) është shumë i pasur; ka të gjithamirat, asgjë s’i mungon; është (flet) kaluar. Shalë mbi samar barrë a detyrë e re, të cilën ia ngarkojnë dikujtështë i zënë me shumë punëtjera dhe nuk e përballon dot; kërcu mbi samar. I shkon (i rri) si shala gomarit (dikujt) iron. duket shëmtuar, nuk i shkon fare, nuk i përshtatet (për një rrobë etj). I vë gomarit shalë (dikush) tall. bëj diçka jo si duhet, si nuk shkon, në të kundërt; mbath pleshtin me potkonj (dikush). Zbriti nga shala e hipisamar (dikush) tall. ra nga përgjegjësia një shkallëposhtë, zbriti nga një detyrë a nga një punë e lartë në një detyrë a në një punë më të ulët; zbriti nga kali e hipigomar.

SHILAR

SHILÁR,~I m. sh. ~, ~IT Dërrasë me dy litarëvarurshërben për t’u lëkundur; kolovajzë, shregull. Hipishilar. Litarët e shilarit.
Sin.: kolovajzë, kunë, kundali, lëkundës, shaluar, shregull, shtregull, shilar, shilarth, shilor, shilorth, kolandinë, luhatëse, hole, cilivi, dajlan, bajganur, curulajë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.