Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHALÚAR ndajf. Ndenjur e me këmbët të varura në të dyja anët, ashtu si rrihet mbi shalën e kalit; kaluar, kaliqafë. Kapedani rrinte shaluar mbi kalin e bardhë. E ke shaluar me të katra gjokun. Mund të rrinte shaluar mbi kaluç me orë të tëra. I hipi shaluar në qafë.
✱Sin.: shalthi, kaluar, kalëshalë, kalaqafë, kaliqafë, kalthi, kaluarthi, kaliboç, kalorthi, kalipiç, kalakiç.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë