Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALLDÚP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., keq. 1. hist. 1. Pushtuesi osman. Halldupët e Anadollit. O halldup shallvaregjerë!
2. hist. Vendas që mbante anën e pushtuesit osman. Halldupët e vendit.
2. fig., shar. Njeri i pagdhendur, i çrregullt dhe i trashë nga mendja; njeri i keq. Ik, or halldup!
3. si mb., edhe fig. Që është i trashë e i pagdhendur.
✱Sin.: pushtues, i pagdhendur, trashaman, dudum, sylesh.
POTUREGJÉRË mb. 1. Shallvaregjerë. Halldup poturegjerë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
SHALLVAREGJÉRË mb., mospërf. 1. Që i ka shallvaret shumë të gjera; kund. shallvarengushtë. O halldup shallvaregjerë...
SHALLVARENGÚSHTË mb. Që ka shallvare të ngushta; kund. shallvaregjerë. Djalë shallvarengushtë. Grua shallvarengushtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë