Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shalakatje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DREDHJE

DRÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dredhim a kur dridhet diçka; rrotullimi disa herë i dy a më shumë fijevebashku për të bërë një fillvetëm më të trashë e më të fortë; përdredhje; kund. zhdredhje, shpërdredhje. Dredhja e fijeve. Dredhja e telit. Dredhja e gjalmit (e litarit). Dredhja e leshit (e pambukut). Dredhja me furkë. Çikrik dredhjeje. Makina e dredhjes. Reparti i dredhjes.
2. Kthimi dhe rikthimi i diçkaje, duke e lëvizur rreth vetes a rreth një boshti; rrotullim; përdredhje. Dredhje e trupit (e belit). Dredhja e hellit.
3. Dhënia e trajtësvalëzuar diçkajedrejtë, veprimi për ta bërë dredha-dredha ose valë-valë; veprimi për ta bërë diçka me majëlakuar, duke e rrotulluar me majat e gishtërinjve; përdredhje. Dredhja e flokëve. Dredhja (përdredhja) e mustaqeve.
4. Rrotullimi i diçkaje rreth gishtit; sjellja rrotull nëpër gishtërinj, mbledhja a mbështjellja si rrotull e një cope letre a diçkaje tjetërngjashme me të. Dredhja e letrës. Dredhja e cigares. Dredhja e zinxhirit. Dredhja e tespiheve.
5. Ndërrim i drejtimit. Dredhjet e udhës. Dredhja majtas (djathtas).
6. bis. Hedhje e fjalës gjetiu; dredhi;dredhim; shmangie e përgjigjesdrejtpërdrejtë. Dredhja e fjalës.
7. Dridhja e diçkaje disa herë. Dredhja nga korrenti.
8. fig., bised. Tundjanga themelet e diçkaje, lëkundja e fortë, tronditje, që të bën të të zërë frika dhe të të hyjnë dridhmat.
9. Kthesë harkore e një rruge, e një lumi etj., lak rruge, bërryl; kthesë e tillëbën dikush a diçka kur ecën ose kur lëviz.
10. muz., kryes. sh. Lëvizjelehtazëritlart a më poshtë se toni kryesor; ngritje e uljevoglazërit (kur këndojmë); dridhjet e zërit; dridhje. Dredhja e zërit.
11. Diçka e dredhur a e përdredhur. Dredhjet e sustës. Dredhja e kularit.
12. Shakullimë, shtjellë; dredhë. Dredhje ere (bore).
Sin.: përdredhje, spërdredhje, tjerrje, shalakatje, vërtitje, dredhim, mashtrim, rrëqethje, dridhmë, lakadredhje, gjarpërim, turrahitje, shakullimë, shtjellë.

SHALAKATJE

SHALAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Lëvizje a tundje nga njëra anëtjetrën. Ecje me shalakatje. Nuk po e ndiente shalakatjen. U ngritkëmbë me shalakatje.
Sin.: tundje, kolovitje, lëkundje, luhatje, kalamendje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.