Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shalakan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHALAKAN

SHALAKÁN,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që çalon, çalaman. Po vraponte edhe shalakani. Mos ec si një shalakan. Ky shalakani e ka fajin për humbjen e garës.
Sin.: shalëshqyer, çalaman, çalan, i çalë, çalok, shkepan, topall, këmbëçalë.

SHALAKATUR

SHALAKÁTUR (i, e) mb. 1. kryen veprime a lëvizje duke u tundur e duke u shkundur, që është shalakatur; shalakan. Fëmijë i shalakatur. Palaçoshalakatur. Turmë e shalakatur. Ecte si i shalakatur.
2.është i hapërdarë. Shtëpi e shalakatur.
3. si em. ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që lëviz duke u tundur e duke u shkundur. E lajmëroi i shalakaturi.
4. si em. ~A f. sh. ~A, ~AT Ajolëviz duke u tundur e duke u shkundur. Nuk mundvraponteshumë e shalakatura. Pas meje vinte ajo e shalakatur.
Sin.: shalakan, i dredhur, i përdredhur, i spërdredhur.

SHALAKAVÇ

SHALAKÁVÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i çalë. Shalakavçi ishte i shoqi i vajzës së re. Shalakavçi e mbante veten si detar.
Sin.: çalok, çalaman, topall, shalakan.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.