Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHALANDRÍK,~E mb. Që i ka këmbët e shtrembra, këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng. E quanin shalandrik. Qe shtatshkurtër e shalandrik.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka këmbët e shtrembra, këmbëdrapër. Një shalandrik mbërriti në derë.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka këmbët e shtrembra, këmbëdrapër. Mjaft qëndrove me atë shalandrike!
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruke, shalështrembër, shulaqe, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK (SHALANDRÚQ),~E mb. Që është me këmbë të shtrembra, shalandrik, shalështrembër. E tallën dhe i thanë shalandruk.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrik, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shalështrembër. Shalandrukun nuk e pranuan në futboll.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrik, shalështrembër, shalëmeng, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALANDRÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shalandrukja kishte vështirësi kur ecte.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandrike, shalështrembër, shalëmenge, shulaqe, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALAVRÍQ (SHALAVRÍK),~E mb. 1. kryes., mospërf. Që i ka shalët jo të drejta dhe që ecën shtrembër e me plogështi, i ngathët. Grua shalavriqe.
2. fig. Që nuk është i zoti të kryejë punët e veta, i ngathët; i trashë nga mendja. Djalë shalavriq.
✱Sin.: shalështrembër, i ngathët, i trashë, i shtrembër, i plogët.
SHALAVRÍQ (SHALAVRÍK),~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka shalët e shtrembra, që ecën me plogështi, shalështrembri. Shalavriqi erdhi në derë.
✱Sin.: shalështrembër, i ngathët, i trashë, i shtrembër, i plogët.
SHALËDRÉQ,~E mb. Që i ka shalët të shtrembra e aspak të bukura, shalëshejtan. Si shalëdreq ishte. Më shalëdreq se ai nuk kishe ku të gjeje.
✱Sin.: shalëshejtan, shalështrembër, shalëçibuk.
SHALËHARDHÍ mb., shar. Që i ka shalët e holla e të shtrembra si hardhi; shalëdreq. Nuk i këndohej ndonjë këngë djalit shalëhardhi. Vajzë shalëhardhi.
✱Sin.: shalështrembër, shalëdreq, shalëshejtan, shalëçibuk.
SHALËMENG,~E mb. Që i ka këmbët e shtrembra, këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër. Burrë shalëmeng. Grua shalëmenge.
✱Sin.: këmbështrembër, shalandruk, shalështrembër, shulaq, këmbëdrapër, këmbëkizë.
SHALËRÉNJË mb. Që i ka shalët të shtrembra. Djalë shalërenjë.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk.
SHALËSHEJTÁN,~E mb. Që i ka shalët të shtrembëra e aspak të bukura, shalëdreq. Djalë shalëdreq.
✱Sin.: shalëdreq, shalështrembër, shalëçibuk.
SHALËSHQÝER mb. Që ka shalë të gjata e të shtrembra, shalështrembër. Njihej si shalështrembër.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk, shalërenjë.
SHALËSHTRÉMBËR mb. Që i ka shalët të shtrembëta, shalavriq. Mbante shumë peshë, edhe pse ishte shalështrembër. Ngjante shalështrembër.
✱Sin.: shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk.
SHALËÇIBÚK,~E mb. Që i ka shalët të gjata, të holla e të shtrembra si çibuk, shalështrembër, shalavriq. E quanin shalëçibuk. Shoqërohej me një djalë shalëçibuk.
✱Sin.: shalështrembër, shalëhardhi, shalëdreq, shalavriq.
SHELEMÉNGO mb. 1. Që i ka këmbët të shtrembra; që ecën sikur t’i kishte këmbët e shtrembra, këmbëdrapër, shalështrembër. Njeri shelemengo. Plaku shelemengo. I thanë fëmijë shelemengo.
2. si em. ~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri me këmbë të shtrembra. Ecte si një shelemengo. Shelemengoja hyri mes njerëzve. Ende mundohej të vraponte, megjithëse ishte shelemengo.
✱Sin.: këmbështrembër, këmbëdrapër, këmbëkizë, shalështrembër, shulamaq, bajmak.
VEGËSHTRÉMBËR mb. Që i ka këmbët të shtrembra, që është shalështrembër dhe që ecën shtrembër e me vështirësi, shalavriq. Grua vegështrembër. Njeri vegështrembër.
VEGËSHTRÉMB/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Ai që i ka këmbët, të shtrembra, që është shalështrembër dhe që ecën shtrembër e me vështirësi, shalavriq. Ai vegështembëri ec duke çaluar.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, skërfyell, këmbështrembër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë