Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHALËBERÓNJË mb. Që i ka shalët e holla e të gjata si beronjë, shalëgjatë, këmbëgjatë; kund. shalëtrashë. Vajzë shalëberonjë. Me trup të gjatë e shalëberonjë. I pëlqente një vajzë shalëberonjë.
✱Sin.: shalëgjatë, shalëbërdilë, këmbëgjatë, kërçikgjatë, lejlek.
SHALËBËRDÍLË mb. Që i ka shalët të gjata si bërdilë, shalëgjatë; kund. shalëshkurtër. Ishte një shalëbërdilë e bukur ajo. Notare shalëbërdilë.
✱Sin.: shalëgjatë, shalëberonjë, këmbëgjatë, kërçikgjatë, lejlek.
SHALËGJÁTË mb. 1. Që i ka shalët të gjata, këmbëgjatë; kund. shalëshkurtër. Sportist shalëgjatë. Vajzë shalëgjatë e belkëputur. Basketbolli kërkon lojtarë shalëgjatë.
✱Sin.: këmbëgjatë, kërcigjatë, kërçikgjatë, shalëbërdilë, lejlek.
SHALËGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka shalët të gjata. Shalëgjati kishte hyrë në Federatë. Ekipi mbështetej tek loja e shalëgjatit.
✱Sin.: këmbëgjatë, shalëbërdilë, lejlek.
SHALËGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka shalët të gjata. E para në radhë vinte shalëgjata. Ik, moj shalëgjatë! (shar.).
✱Sin.: këmbëgjatë, , shalëbërdilë, lejlek.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë