Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHALËDRÉQ,~E mb. Që i ka shalët të shtrembra e aspak të bukura, shalëshejtan. Si shalëdreq ishte. Më shalëdreq se ai nuk kishe ku të gjeje.
✱Sin.: shalëshejtan, shalështrembër, shalëçibuk.
SHALËHARDHÍ mb., shar. Që i ka shalët e holla e të shtrembra si hardhi; shalëdreq. Nuk i këndohej ndonjë këngë djalit shalëhardhi. Vajzë shalëhardhi.
✱Sin.: shalështrembër, shalëdreq, shalëshejtan, shalëçibuk.
SHALËRÉNJË mb. Që i ka shalët të shtrembra. Djalë shalërenjë.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk.
SHALËSHEJTÁN,~E mb. Që i ka shalët të shtrembëra e aspak të bukura, shalëdreq. Djalë shalëdreq.
✱Sin.: shalëdreq, shalështrembër, shalëçibuk.
SHALËSHQÝER mb. Që ka shalë të gjata e të shtrembra, shalështrembër. Njihej si shalështrembër.
✱Sin.: shalështrembër, shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk, shalërenjë.
SHALËSHTRÉMBËR mb. Që i ka shalët të shtrembëta, shalavriq. Mbante shumë peshë, edhe pse ishte shalështrembër. Ngjante shalështrembër.
✱Sin.: shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk.
SHALËSHTRÉMB/ËR,~RI m. sh. ~, ~RIT Ai që ka shalë të shtrembëta. E dalloi shalështrembrin. U dashurua me shalështrembrin.
✱Sin.: shalavriq, shalëhardhi, shalëdreq, shalëçibuk.
SHALËÇIBÚK,~E mb. Që i ka shalët të gjata, të holla e të shtrembra si çibuk, shalështrembër, shalavriq. E quanin shalëçibuk. Shoqërohej me një djalë shalëçibuk.
✱Sin.: shalështrembër, shalëhardhi, shalëdreq, shalavriq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë